“Nëse Italia dhe Franca nuk ndjekin reformat e paralajmëruara nga BE do të shtrëngohen rregullat për deficitin. Dhe nëse fjalët nuk vërtetohen me fakte, për këto vende nuk do të jetë aspak e këndshme”.
Kështu ka paralajmëruar Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker Italinë e Francën gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine, duke shtuar më tej se duhet të kemi besim se këto dy shtete do të arrijnë objektivat e përcaktuara nga BE.
Politikanët në Luksenburg mbrojtën vendimin e Komisionit për t’i dhënë më tepër kohë Italisë e Francës të konsolidojnë buxhetet e tyre për t’i sjellë në përputhje me kërkesat e BE-së.
Por, nga ana tjetër Europa është ende e shqetësuar mbi krizën politike greke e cila shkaktoi kaos në financat europiane e më gjerë. Ndërkaq gjykimi i Juncker vjen pas ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel gjykoi se reformat e ndërmarra nga Italia e Franca janë të pamjaftueshme.
Redaksia online
/Shqiptarja.com