Në seancën e kësaj të premteje në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion, ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja përmes avokatëve mbrojtës, ka pretenduar se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.

Avokati mbrojtës i Çyrbjas kërkoi prishje të vendimit të shkallës së parë dhe rikthim për gjykimin të çështjes. Ndërsa Ahmet Masha dhe Altin Hajri, i cili prej disa vitesh ndodhet në kërkim, kërkuan pafajësi.

SPAK i qëndroi kërkesës për lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga GJKKO.

Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, "Korrupsion aktiv në zgjedhje" dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Shpallja e vendimit të Apelit është caktuar më 24 prill.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lajm në përditësim...