Juristët vlerësojnë DASH për çmimin e Dvoranit: I merituar! Nderim i mirë për gjyqtarin, por edhe për drejtësinë në Shqipëri

Juristët shqiptarë e shohin si një shembull pozitiv vlerësimin që departamenti i shtetit bëri ndaj gjyqtarit shqiptar Ardian Dvorani. Çmim i cili e renditi si një ndër 12 personalitetet në botë për luftën ndaj korrupsionit.

Për mikrofonin e ReportTv ata shprehen se DASH me siguri ka bërë verifikime për të arritur në këtë çmim dhënë një ditë më parë.

Avokati Vladimir Meçi: Besoj është i merituar!

Prokurori Ervin Karanxha:Nuk kam ndonjë koment. Pozitivisht e vlerësoj, derisa e dhanë organet kompetente të Shteteve të Bashkuara.

Ndalur tek vlerësimi profesional Juristi Gentian Rumano shprehet se si avokat përball gjyqtarit Dvorani ai ka patur mundësin të dëgjohet për të prezantuar prova.

'Profesionalisht e vlerësoj shumë është një gjyqtar i kualifikuar pjesën profesionale e ka goxha korrekte, mendoj se është një vlerësim i mirë jo vetëm për gjyqtarin profesionalisht, por për gjithë drejtësinë Shqipëri.'- tha avokati Gentian Rumano.

Një ditë më parë DASH vlersoi ish kreun e KED dhe ish kreun e Gjykatës së Lartë me çmimin e veçantë ku për herë të parë përfshihet një gjyqtar shqiptar, si një ndër 12 personalitetet në botë.

I pyetur nga ReportTv një ditë më parë Dvorani tha se ky çmim duhet të shërbej për çdo jurist të jap drejtësi bazuar në ligj e kushtetutë pavarësisht personit të fortë të njerëzve me pushtet që mund të jenë në bangën e drejtësisë.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 24/02/2021 18:13

    Hallall plako!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur