DURRËS- Renis Mullaj, 25-vjeç është emëruar nënkryetari i ri i Bashkisë së Durrësit, duke u bërë kështu zyrtari më i ri që është emëruar ndonjëherë në këtë bashki.

Me pozicion si jurist pranë OSHEE, së fundmi Mullaj është katapultuar në postin e nënkryetarit  në bashkinë e dytë më të madhe në vend.

Ai zëvendëson Arbër Braho, i cili që prej nëntorit të vitit të shkuar u lirua nga detyra.