Juristi i Presidencës: Dvorani, Ministria e Drejtësisë, QBZ dhe Kuvendi 'puç të organizuar' ndaj GJK...dolën në punë ditën e shtunë për një vendim antikushtetues

Pjesë e "grushtit të shtetit", siç Ilir Meta e ka cilësuar emërimet në Gjykatën Kushtetuese, juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj shprehet se kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera që kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës. Në mënyrë të organizuar, thekson Dervishaj, Ministria e Drejtësisë, Kuvendi dhe Qendra e Botimeve Kushtetuese, ka fshehur faktet me qëllim që në fund Arta Vorpsi të dilte e vetëshpallur me anë të pikëzimit, si anëtare e re e Kushtetutës. Duke folur me data konkrete dhe duke publikuar korrespondenca që institucionet kanë kryer, Devishaj thotë se kanë falsifikuar dokumente, ku është betuar në fletoren zyrtare, duke kaluar nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë, në një ditë të shtunë, që është pushim zyrtar, Arta Vorpsin si të renditur me pikë më lartë, e për pasojë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Botimi në Qendrën e Botimeve zyrtare është urdhëruar nga Ministria e Drejtësisë, jo nga Dvorani apo Kuvendit, sipas së cilit ka luajtur një rol kyç në këtë "grusht shtetit". Ai shtoi se do të shtojë një tjetër kallëzim për të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

"Në datën 21 shtator 2019 KED mblidhet për të bërë vlerësimin e pikëzimit të kandidatëve për 4 vakancat që ishin të katër kandidatëve. Në pikën 2 të këtij vendimi, sipas ligjit, ka vendosur hyn në fuqi menjëherë dhe vendoset në faqen e Gjykatës së Lartë, sepse në Gjykatën e Lartë ka një seksion të dedikuar vetëm për Këshillin. Më 22 shtator, faqja e Gjykatës së Lartë pubkikohen 4 endimet për të katër vakanca, listimet për 4 anëtarët. Këshilli me të drejtë edhe numërtimi ka ndjekur radhën që dikton kushtetuta. Më 15 tetor, Meta emëroi gjyqtarin e parë të kushtetutës, që listat e Kuvendit të mos prekeshin, Pastaj kuvendi të shprehej për gjyqtarin e dytë nga Kuvendit, të tretin nga presidenti dhe më pas Kuvendit. Duke parë që Kuvendi po kapërcente afatin, Meta mori një akt administrativ, që ia drejton vendimin Kuvendit dhe të gjithë ambasadave. U dërgua në datën 6, pastaj u mblodh Këshilli në datën 7, këshilli vendosi se "nuk mund të shpreheshin për vendimin e Metës se do kapërcenin kompetencat e tyre dhe u përcolli info e kërkuara Presidentit. Nuk mori asnjë vendim. Një ditë më pas Ruçi, më 8 nëntor i kërkon info kryetarit të KED mbi ecurinë e deri tanishme të emërimeve nga Presidenti. Kjo kërkesë është subjektive dhe e pavend. Me datë 8 kryetari i KED, nuk vendosi qëllimisht ta mblidhte Këshillin dhe i kthen një përgjigje "Në cilësi personale, pa mbledhur Këshillin, duke qenë se afati 30 ditor përfundon me datë 7 nëntor, ditën e sotme, nuk ka ardhur asnjë njoftim nga Meta". Kjo është një gënjeshtër e madhe. Nuk thotë kushtetua kështu, lidh me qëllim nenin e Kushtetutës me nenin e ligjit, këtu është gënjeshtra e madhe. Kandidatja e renditur e para, Arta Vorpsi konsiderohet anëtare  GJK. Këtu tregon se ka shkelur Kushtetutën. Më pas me datë 9 nëntor, ditë e shtunë ka bërë një shkresë drejtuar Gjonajt dhe GJK, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka dalë në punë ditën e shtunë, "po ju dërgojmë kopje të praktikave të sipërcituara" i dërgon përgjigjen e Dvoranit. Ministria e Drejtësisë brenda të njëjtës datë, ia përcjell për botim qendrës së Botimeve Zyrtare. 7575 datë 9.11.2019. Unë jurist jam, po eksperiencë më të shëmtuar nuk kam parë. ministria e Drejtësisë dërgon një akt që e ka prodhuar një organ tjetër. Kishin dalë në punë të gjithë. QBZ boton një vendim të KED që e kish parë dritën e botimit në GJK që më përpara. Donin të shtrembëronin faktet, se kandidatja e renditur e para është konsideruar e zgjedhur nga Këshilli, sepse nuk mori një vendim, sepse vendimmarrjen e Metës nuk e komentonin dot. Ky akt do t'i shërbente Kuvendit dy ditë më vonë, për ta konsideruar si e vetë zgjedhur. Në fletore zyrtare botohen ligjet, dekretet e presidentit, aktet e KM, të ministrave, vendimet, rezolutat e Shqipërisë, vendimet e GJK". Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ministria e Drejtësisë ka dërguAr për botim në Fletoren Zyrtare pa marrë një njoftim nga Kuvendi. Lajthitje jo, falsifikim. Strukturat përkatëse të Presidencës po përgatisin shkallëzimin penal shtesë për t'iu drejtuar SPAK, ka bashkëpunim, prokuroria ka fjalën dhe të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje", tha Dervishi.


Lajmi kryesor:

Meta: Gjonaj urdhëroi botimin në Fletoren Zyrtare për Arta Vorpsin...(por është thjesht pikëzimi i KED!) /VIDEO


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë