TIRANË- Atë që presidenti Ilir Meta e konsideronte të mistershëm, e ka mësuar dje, që botimi në fletoren zyrtare për Arta Voprsin është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Meta e quajti të jashtëligjshme këtë veprim, me argumentin se një vendim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet publikuar vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Por në fakt, në datën 9 nëntor 2019 në fletoren zyrtare është botuar vetëm vendimi i KED-së për pikëzimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku Arta Vorpsi renditej e para.

Ky vendim erdhi pasi, siç argumentonte kreu i KED-së, Ardian Dvorani, presidenca kishte kaluar afatin 30 ditor për të emëruar anëtaren e tij të dytë në 'Kushtetuese'. Kreu i shtetit tha sot në konferencë se ky është një 'puç Kushtetues' pasi ai i kishte kërkuar më herët KED-së që ishte radha e Kuvendit për të zgjedhur anëtaren e dytë. Pavarësisht vendimit të KED-së, botuar në fletoren zyrtare, anëtarja aktuale në Kushtetuese është Marsida Xhaferrllari, të cilën Meta e emëroi jashtë afatit 30 ditor.

Në këto kushte, pavarësisht dokumenteve të shumta të publikuara nga presidenti, edhe nëse akuzat e tij qëndrojnë, gjithçka duket të jetë një "puç i mbetur në tentativë".

 

Skema e falsifikimit sipas Presidencës

Meta u shfaq para mediave gjatë konferencë me një monitor të madh për të treguar sipas tij 'paligjshmërisë dhe kapjen e institucioneve nga mazhoranca që po tenton të organizojë një "puç shteti", ndërsa shtoi se një monitor të tillë do e vendosë edhe në Bruksel për të treguar 'perlat e Rilindjes' se ajo nuk po sheh siç duhet paligjshmërinë e kësaj mazhorance. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Meta 'zbërthen' skemën e grushtit të shtetit nga Rilindja

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto, që sipas tij është e gjitha skema se si kjo qeveria ka kapur të gjitha institucionet, që nga marrja e pushtetit me vjedhjen e votave, tek Bashkitë me zgjedhjet e 30 qershorit, tek Institucionet e reja të Drejtësisë. I vetmi institucion që nuk është kapur, por po tentohet, është Presidenca ose ajo që Meta e quan "Kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës, kolona me ngjyrë të kuqe, e ndërsa kolonat e tjera janë vendosur me ngjyrë mavi që personifikon 'Rilindjen'. Ky "grusht i shtetit", tha Meta po bëhet me ligje dhe jo me tanke.

Ora 17:53
Meta: As mavi as mavri, Shqipëria do të bëhet kuqezi...Sorrat nuk bëhen dot shqiponja

“Më 2 mars mos dëgjoni mashtrimet e atyre që u ka hyrë tmerri nga populli, kjo është llogaridhënia, njerëzit kanë ikur se nuk kanë paguar një faturë dritash, kanë vajtur në burg, ndërsa këtu vidhet me falsifikime të rënda shtetërore, që i ka ditur edhe parlamenti, sepse kanë krijuar idenë që shqiptarët sikur janë lodhur, edhe sikur janë dorëzuar. Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuqezi, nuk i ftoj të vijnë për presidentin, presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. 

Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptar. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti”, u shpreh Meta.

“Ju e dini se kur Rumania rrëzonte regjimin, në Kukës vareshin dy poetë dhe në Sarandë kishte revolta . Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populli.

Njerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët”, tha Meta.

Ora 17:48
Meta 'bëhet hetues vullnetar i SPAK' për këshilltarin e tij: Betohu para popullit shqiptar se do vendosësh drejtësi

Pas prezantimit të fateve të reja të kapjes së drejtësisë sipas Ilir Metës dhe që u paraqitën për mediat nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishi, Presidenti nuk ka lënë pa thumbuar dhe ironizuar drejtësinë e re dhe SPAK, të cilat i ka akuzuar se janë kapur nga mazhoranca, duke e konsideruar veten 'si një hetues vullnetar i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Me këtë emërim të ri që i vuri vetes, presidenti Meta kërkon që këshilltari i tij, Dervishi të betohet para popullit shqiptarë se ai prezantoi vetëm të vërtetën dhe do vendosë drejtësinë.

"Si president po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut pa pagesë. Dervishi ka qenë në çdo mbledhje te KED nga e para tek e fundit, betohu para popullit shqiptarë se po thua të vërtetën", iu drejtua Meta dhe pasi mori premtimin e tij, e përqafoi duke i thënë 'Je tamam nga Vlora'.

Ora 17:30
Juristi i Presidencës: Dvorani, Ministria e Drejtësisë, QBZ dhe Kuvendi 'puç të organizuar' ndaj GJK...dolën në punë ditën e shtunë për një vendim antikushtetues

Pjesë e "grushtit të shtetit", siç Ilir Meta e ka cilësuar emërimet në Gjykatën Kushtetuese, juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj shprehet se kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera që kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës. Në mënyrë të organizuar, thekson Dervishaj, Ministria e Drejtësisë, Kuvendi dhe Qendra e Botimeve Kushtetuese, ka fshehur faktet me qëllim që në fund Arta Vorpsi të dilte e vetëshpallur me anë të pikëzimit, si anëtare e re e Kushtetutës. Duke folur me data konkrete dhe duke publikuar korrespondenca që institucionet kanë kryer, Devishaj thotë se kanë falsifikuar dokumente, ku është betuar në fletoren zyrtare, duke kaluar nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë, në një ditë të shtunë, që është pushim zyrtar, Arta Vorpsin si të renditur me pikë më lartë, e për pasojë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Botimi në Qendrën e Botimeve zyrtare është urdhëruar nga Ministria e Drejtësisë, jo nga Dvorani apo Kuvendit, sipas së cilit ka luajtur një rol kyç në këtë "grusht shtetit". Ai shtoi se do të shtojë një tjetër kallëzim për të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

"Në datën 21 shtator 2019 KED mblidhet për të bërë vlerësimin e pikëzimit të kandidatëve për 4 vakancat që ishin të katër kandidatëve. Në pikën 2 të këtij vendimi, sipas ligjit, ka vendosur hyn në fuqi menjëherë dhe vendoset në faqen e Gjykatës së Lartë, sepse në Gjykatën e Lartë ka një seksion të dedikuar vetëm për Këshillin. Më 22 shtator, faqja e Gjykatës së Lartë pubkikohen 4 endimet për të katër vakanca, listimet për 4 anëtarët. Këshilli me të drejtë edhe numërtimi ka ndjekur radhën që dikton kushtetuta. Më 15 tetor, Meta emëroi gjyqtarin e parë të kushtetutës, që listat e Kuvendit të mos prekeshin, Pastaj kuvendi të shprehej për gjyqtarin e dytë nga Kuvendit, të tretin nga presidenti dhe më pas Kuvendit. Duke parë që Kuvendi po kapërcente afatin, Meta mori një akt administrativ, që ia drejton vendimin Kuvendit dhe të gjithë ambasadave. U dërgua në datën 6, pastaj u mblodh Këshilli në datën 7, këshilli vendosi se "nuk mund të shpreheshin për vendimin e Metës se do kapërcenin kompetencat e tyre dhe u përcolli info e kërkuara Presidentit. Nuk mori asnjë vendim. Një ditë më pas Ruçi, më 8 nëntor i kërkon info kryetarit të KED mbi ecurinë e deri tanishme të emërimeve nga Presidenti. Kjo kërkesë është subjektive dhe e pavend. Me datë 8 kryetari i KED, nuk vendosi qëllimisht ta mblidhte Këshillin dhe i kthen një përgjigje "Në cilësi personale, pa mbledhur Këshillin, duke qenë se afati 30 ditor përfundon me datë 7 nëntor, ditën e sotme, nuk ka ardhur asnjë njoftim nga Meta". Kjo është një gënjeshtër e madhe. Nuk thotë kushtetua kështu, lidh me qëllim nenin e Kushtetutës me nenin e ligjit, këtu është gënjeshtra e madhe. Kandidatja e renditur e para, Arta Vorpsi konsiderohet anëtare  GJK. Këtu tregon se ka shkelur Kushtetutën. Më pas me datë 9 nëntor, ditë e shtunë ka bërë një shkresë drejtuar Gjonajt dhe GJK, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka dalë në punë ditën e shtunë, "po ju dërgojmë kopje të praktikave të sipërcituara" i dërgon përgjigjen e Dvoranit. Ministria e Drejtësisë brenda të njëjtës datë, ia përcjell për botim qendrës së Botimeve Zyrtare. 7575 datë 9.11.2019. Unë jurist jam, po eksperiencë më të shëmtuar nuk kam parë. ministria e Drejtësisë dërgon një akt që e ka prodhuar një organ tjetër. Kishin dalë në punë të gjithë. QBZ boton një vendim të KED që e kish parë dritën e botimit në GJK që më përpara. Donin të shtrembëronin faktet, se kandidatja e renditur e para është konsideruar e zgjedhur nga Këshilli, sepse nuk mori një vendim, sepse vendimmarrjen e Metës nuk e komentonin dot. Ky akt do t'i shërbente Kuvendit dy ditë më vonë, për ta konsideruar si e vetë zgjedhur. Në fletore zyrtare botohen ligjet, dekretet e presidentit, aktet e KM, të ministrave, vendimet, rezolutat e Shqipërisë, vendimet e GJK". Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ministria e Drejtësisë ka dërguAr për botim në Fletoren Zyrtare pa marrë një njoftim nga Kuvendi. Lajthitje jo, falsifikim. Strukturat përkatëse të Presidencës po përgatisin shkallëzimin penal shtesë për t'iu drejtuar SPAK, ka bashkëpunim, prokuroria ka fjalën dhe të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje", tha Dervishi.