Justin Bieber është ÇMENDUR, ja
skena që i ka rrezikuar jetën në klip

Justin Bieber është ÇMENDUR, ja<br />skena që i ka rrezikuar jetën në klip
Justin Bieber është i çmendur! Këngëtari që i ka rreshtuar vajzat, të gatshme për t'u vetëflijuar për të, ka rrezikuar jetën gjatë realizmit të disa skenave në klipin e këngës së tij më të re "I'll Show You". Çfarë i thotë mendja atij??!!!

20-vjeçari i realizoi xhirimet në Islandë, në lagunën e akullt të Jökulsárlón dhe u zhyt në ujin me temperatura nën 0 gradë vetëm me të brendshme. Nëse nuk ju duket shumë e dhimbshme kur shihni klipin, e vërteta është që uji mund të jetë vdekjeprurës, sipas një kompanie turistike.

Specialistët kanë thënë për TMZ se temperaturat e ujit në atë lagunë variojnë nga 3 në -3 gradë Celsius...por nëse temperatura nuk të vret, një ajsberg mundet. Në lagunë lundrojnë shumë trupa të akullt që ndahen në mënyrë fare të papritur.

Dhe nëse këto nuk mjaftojnë që ju të kuptoni sakrificat që ka bërë bukuroshi për të lumturuar adhurueset e tij...atëherë mbani veten ikur të mësoni se qyteti më i afërt për të kërkuar ndihmë në rast aksidenti (larg qoftë), është 1 orë larg.

Kompania turistike tha se nuk ka asnjë ligj që ndalon futjen në ujë, por është një budallallëk kaq i madh sa nuk ia priste mendja që dikush mund ta bënte. Por sigurisht, Justin është një rebel i vogël dhe bën si i thotë koka.
justin bieber
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij