Krejt papritur mediat u pushtuan nga lajmi i fejesës së këngëtarit Justin Bieber me modelen Hailey Baldwin. Tashmë ajo që po pritet është dasma e çiftit, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë informacion. Mesa duket këngëtari dhe modelja duan një ceremoni mjaft intime. Por nëse për martesën Justin i është përgjigjur me ‘Jo’, çdo pyetjeje, kur erdhi puna te shtatzënia ylli i hitit “Sorry”, ndryshoi qëndrim.
“Është Hailey shtazënë? ? Ju u shprehët se jeni familje, ndaj të gjithë mendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë?”- u pyet Justin Bieber nga një paparac.
“Çfarë halli ke, vëlla? Ti dukesh krejt normal dhe shumë i zoti në këtë punë. Nuk arrij ta kuptoj përse ke dëshirë të marrësh një rritje rroge. Më kupton ç’dua të them! Tani ule kamerën në tokë dhe flasim,”- u shpreh Bierber. Më pas fotografi fiku kameran.