Shtatzënitë në moshë të madhe, rrezik për nënën e beben! Specialistët shqiptarë e të huaj: Fëmija i parë në 20-30 vjeç, e rrezikshme pas 35

Lindja e fëmijës së parë në moshë të madhe, përkatësisht mbi 35 vjeç për mjekët po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. 300 profesorë dhe mjekë gjinekologë të mjekësisë prenatale, kërkojnë zgjidhje për infertilitetin në rritje. Mjekët, insistojnë që fëmija i parë të lindë mes 20 dhe 30 vjeç, por kundër kësaj janë qëllimet e të rinjve, rritja në karrierë, problemet ekonomike dhe emigrimi.

"Nataliteti ka filluar të bjerë, por ndërkohë martesat bëhen në moshë më të madhe. Për pasojë gratë kanë probleme më shumë, gjithashtu edhe fëmijët.  Sa më herët të zbulohen këto probleme, aq më të kurueshme janë. Infertiliteti është rritur për shumë arsye. Popullata është bërë më e madhe. Ata që emigrojnë jashtë janë në moshë riprodhuese, pra janë të rinj. Gratë ndjekin karrierën dhe mendojnë për shtazaninë atëherë kur është vonë. Është një sëmundje e shekullit, që jashtë ka filluar dhe tek ne është afruar. Në Itali mosha kur nisen gratë që të lindin, është 35 vjeç. Ne nuk kemi arritur këto nivele, por kemi shumë gra që duan të ndjekin  karrierën, por natyra i ka bërë gjërat ndryshe”, tha  Orion Gliozheni gjinekolog.

Sipas mjekut Orion Gliozheni tejkalimi i moshës përcjell rrezikshmëri për nënën dhe beben.\Mundësisht të lindin mes intervalit 20-30 vjeç. Kalimi i këtyre limiteve, shkon kundra natyrës. Mosha e rrezikshme është pas 35 vjeç, pas 40 vjeç është shumë e vështirë. Problemet janë nga më të ndryshme, tensionit të lartë, rritjes të vonuar në bark të fëmijës, diabeti gjatë shtatzënish. Mosha ideale për lindje është 20 deri në 30 vjeç”, tha ai.

Me qëllim përmirësimin të situatës, në Tiranë u mblodh kongresi i 9 i Mjekësisë Perinatale të Evropës Juglindore.

 “Është kënaqësi të jem në tiranë. Nuk është hera ime e parë por jam shumë i lumtur të jem këtu ke mikun tim Orion Glizhenin. Jemi miq prej shumë kohësh. Ka organizuar një kongres perfekt që sjell në Tiranë, 13 vende që bën sëbashku teknologjitë mjekësore profesionale, jam shumë i lumtur që i bashkohem, dhe të shoh që gjithë gjërat e mira në Tiranë”, tha The President of SEESPM Prof. Nikolaos Papantoniou.

“Është një shoqatë e mjekësisë prenatale. Janë bërë kongrese nga vende të botës. Është një nder i madh për ne. Është një event mjaft i madh dhe ka mbi 300 veta të regjistruar. Interesime pa masë. Eksperiencë shumë e bukur. Presidenca i Kalon Shqipërisë, për dy vitet e ardhshme. Qëllimi i këtyre konferencave është për të përmirësuar nivelin e problemeve për gruan shtatzënë dhe beben e porsalindur. Për gjinekologun Orion Glizheni,  mosha ideale për të vërë fëmijë është mes intervalit 20 deri në 30 vjeç”, tha gjinekologu Orion Glizheni.

Këtë vit presidenca e konferencës i kaloi vendit tonë dhe kryetar u zgjodh gjinekologiu Gliozheni.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 03/10/2022 11:16

    Vetem mosha qenka shkak i rritjes se infertilitetit ?! Po kto plenat qe hajm dhe zhulin qe thithim apo per kto nuk flitet .

    Përgjigju
  • Alda: 02/10/2022 16:16

    Midis intervalit 20-30 vjec? Femrat duhet te shkollohen fillimisht, te njohin veten dhe boten pastaj te marin hapa gjigande si ajo e te qenurit nene! Deri nga mosha 26 shumica akoma skane mbaruar masterin...Keta per leke cfare nuk bejne. I thone femijeve 20 vjecare te behen nena se ju vajti vone.Mos degjoni individ si keta qe e quajn veten mjek. Per Gliozhenin femijet dhe femrat jane burim lekesh asgje me shume!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen