Ylli 21-vjeçar e priti vitin 2016-të pranë bukuroshes 19-vjeçare në Karaibe. Dy të rinjtë janë puthur pa u përpjekur të fshihen nga sytë e njerëzve dhe s'kanë kursyer as postimet provokuese në rrjete sociale. Bieber dhe Baldwin janë përfolur edhe më parë për një lidhje, fjalë që janë mohuar nga ana e të dyve. "Jemi vetëm miq.
E kam njohur për një kohë të gjatë Justin, që kur isha 13 vjeç," tha modelja rreth një vit më parë. "Po përpiqem të jem një shoqe e mirë dhe të jem pranë tij për ta mbështetur, por të gjithë hamendësojnë për gjëra që nuk ekzistojnë.
Në këtë botë jetojmë," është shprehur 19-vjeçarja. Por ja që 'ku ka tym ka zjarr' dhe mes të dyve nuk paska patur vetëm miqësi. Po me kë po tallemi fundja. Shoqe me Justin Bieber?!
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)