Justina Aliaj, rikthehet në
Shqipëri me koncert recital

Justina Aliaj, rikthehet në<br />Shqipëri me koncert recital
TIRANE - Justina Aliaj një emrat më të talentuar të artit shqiptar do të rikthehet në skenë me një koncert recital. Këngëtarja e cila aktualisht jeton në Bruksel shprehet se “Në këtë koncert recital unë do të këndoj përveç këngëve të mia në gjuhën shqipe, edhe disa këngë në anglisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht”. Sipas saj në këtë koncert nuk do të mungojë kënga e preferuar “Mall për vendlindje” apo dhe këngë të tjera që janë të njohura për adhuruesit e saj.

Justina këtë këngë ia dedikon Shkodrës të cilën thotë se “e mban gjithmonë në zemrën e saj”, edhe pse është larg Shqipërisë. Koncerti do të shoqërohet edhe me pak poezi dhe humor. Ky koncert është menduar si një formë komunikimi dhe argëtimi me spektatorin dhe këngëtarja thotë se e ka menduar që të jepet gjatë të muajit shtator.

“Do të kem të ftuar të madhin Tonin Tërshana, emrin e njohur Luan Zhegu, të cilët janë dhe dy miq shumë të mirë. Janë dy profesionistë në muzikë”, ka pohuar Justina Aliaj. Këngëtarja Aliaj ka ngelur në kujtesën e publikut shqiptar që nga Festivali i 11-të në RTSH, i cili ashtu si dhe për të tjerë artistë solli një goditje në karrierën e këngëtares, duke i prerë në mes ëndrrat e saj, por megjithatë ajo mbeti shumë e dashur për spektatorin dhe nuk i mungoi skenës për shumë vite.

Janë pjesë e koncertit recital edhe disa nga këngët që kanë mbetur mbetur në kujtesën e publikut. si “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “ Unaza”, “Unë dhe shokët e mi”, etj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'