Jusuf Alibali, një jetë me
privime për shkrimtarin

Jusuf Alibali, një jetë me <br />privime për shkrimtarin
Ditëlindja e Profesor Jusuf Alibalit shkrimtar dhe publicist, profesor në drejtësi, dhe autor i disa veprave artistike letrao-shkencoreu festua dje me një simpozium ku përkujtomor në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Pjesëmarrës në këtë konferencë përkujtimore ishin politikani dhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi, profesor Moikom Zeqo, motra e Kristaq Tutulanit, Afërdita Tutulani, bahskëshortja e Jusuf Alibalit, aktorja Adivije Alibali e familjarë të tjerë.

Aktori Bujar Asqeriu recitoi poezitë e zgjedhura të tij, të cilat emocionuan publikun, profesor Pëllumb Xhufi e spikati figurën e tij si një ndër figurat me kontribut të madh në jetën intelektuale të vendit. Ndërsa studiuesi Moikom Zeqo, tha se Jusuf Alibali qe një njeri i veçantë, me karakter të pathyeshëm, me bindje të thella sociale dhe me horizont intelektual të pasur.

Jusuf Alibali ka qenë shkrimtar dhe publicist i njohur, profesor në drejtësi, dhe autor i disa veprave artiske e letraro-shkencore. Ai pati një jetë relativisht të gjatë, plot privacione, me monotoni të dhimbshme por dhe me dendësi ngjarjesh të stuhishme, duke mos i shpëtuar persekutimit të gjatë. Jusuf Alibali lindi në Shkodër më 9 nëntor 1922. Mbaroi gjimnazin e Shkodrës dhe më 1941 filloi studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Firences. Atje arrestohet dhe burgoset për veprimtari antifashiste. Pas kësaj kthehet në Shqipëri me disa bashkëstudentë. Në Shqipëri ai përqafon antifashizmin që gjallonte kudo. Arrestohet dhe burgoset nga nazistët gjermanë në burgun e Tiranës.

Ai Merr pjesë në formacionet partizane si kuadër i lartë deri në çlirimin e Shqipërisë. Mbas çlirimit vazhdon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Lomonosov” të Moskës, që e përfundon me rezultate të larta më 1949. Jurisprudenca bëhet bota dhe pasioni i tij. Ka qenë zv/ministër i Drejtësisë, anëtar i Gjykatës së Lartë, kryesisht punoi në fushën e arsimimit juridik, në lëndën e së Drejtës Ndërkombëtare, ku merr edhe titujt shkencorë. Një pasion i dytë i Jusufit është publicistika, punon si shef i sektorit të jashtëm të “Zërit të Popullit” dhe si kryeredaktor i revistës “Shqipëria Sot”. Është një nga hartuesit dhe bashkautorët e “Historisë së Shqipërisë” për çka fitoi dhe Çmimin e Republikës.

Në vitin 1975 ai përjashtohet nga PPSH dhe internohet familjarisht në disa fshatra të rretheve Gjirokastër dhe Berat deri më 1988. E shoqja e Jusufit artistja e njohur Vika Alibali ishte një nga artistet më të mira. Ajo spikati në filmin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” si një aktore shumë e talentuar në rolin e Mamicës. Persekutimi i Jusufit mbylli edhe karrierën artistike të saj.

Jusuf Alibali kisht fituar titullin Docent dhe më pas Profesor. Krijimtaria e tij përfshin 500 tituj në rrafshin e drejtësisë, historisë dhe letërsisë. Theksojmë dy libarat për dy shokët e tij intimë të luftës Kristaq Tutulanin dhe Gjikë Kuqalin, si dhe librin “8 portrete” një libër i shkëlqyer eseistik, që përmban ese të ndryshme për Shekspirin, Mikelanxhelon, Makiavelin, Zolanë etj. Librat shpalosin kulturën enciklopedike të Alibalit.

Përpara se të shkonte në operacionin fatal, që nuk i mbijetoi dot në vitin 2003, Alibali botoi librin poetik me titull “Tinguj të jetës”, ku ka përfshirë krijimtarinë e tij poetike, që nga rinia deri në fund të jetës.

Në këtë konferencë përkujtimore që u mbajt dje në Akademinë e Shkencave u prezantuan edhe një pjesë e veprave të tij sikurse u promovua edhe libri me tri ese të Jusuf Alibalit “Artisti dhe koha e tij”.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi