/ATSH/. - Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, do te udhetoje drejt SHBA, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane New York City.
Ai atje do të gjeje legjendën angleze, ish-mesfushorin e Celsit dhe Manchester City, Frank Lampard.
Me largimin e tij, Pirlo do të zëvendësohet nga Sami Khedira tek skuadra bardhezi italiane, kampione e Serise A.