Juventus bën goditjen e madhe
blenë Higuain, por shet Pogbanë

Juventus bën goditjen e madhe<br />blenë Higuain, por shet Pogbanë
Juventusi ka bërë goditjen e madhe në merkato duke blerë sulmuesin e Napolit, Higuain. Vëllai i argjentinasit zbulon se sulmuesi ka kryer testet mjekësore në Madrid për bardhezinjtë, ndërsa ka gati një kontratë 4 vjecare me vlerë 7.5 milionë Euro në edicion.

Për të përforcuar më shumë zërat e largimit nga Napoli, ‘Corriere dello Sport’ shkruan se Gonzalo Higuain ka blerë tashmë shtëpinë e re në Torino. E ndërsa ka gjetur akordin me lojtarin, Juventusi është futur në bisedime me Napolin për të arritur marrëveshjen për shumën që do të pagujë për blerjen, pasi De Laurentis kërkon as më pak dhe as më shumë, por klauzoën, 94.7 milionë Euro për sulmuesin Higuain.

Por a do të paguajë Juve 94.7 milionë Euro për një lojtar? Në plan të parë duket e pabesueshme dhe e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë duke njohur politikat e klubit bardhezi, por fakti që gjithçka duket e kryer do të thotë se do të largohet një yll nga Torino dhe sipas të gjitha gjasave ai është Pogba.

Juventus është në trantativa me shumë klube dhe më afër duket Manchester United që është gati të paguajë 120 milionë Euro për francezin që do të mbushte arkat e ‘Zonjës së Vjetër’ duke kompensuar shumën për argjentinasin. Blerja e Higuain do ta kthente Juven në një ekip të papërballueshëm në Itali dhe favorit për trofeun e shumëlakmuar në Europë të Champions League. 

Raporti i vizitës mjekësore të Higuain
Higuain


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)