Gjiganti italian, Juventus, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar të futbollit, Elvis Kabashi.
Kabashi, i lindur me 20 shkurt 1994, luante me ekipin Primavera Empoli. Ka qenë vetë trajneri i të rinjve të Juventusit, Marco Barone, ai që ka qenë më këmbëngulës, që Elvisi të transferohej në Torino.
Transferimi i Kabashit, i ka kushtuar Juventusit, hiç më pak se 1.8 milionë euro. Në një deklaratë për “SportItalia”, drejtuesit juventin kanë thënë se qendërmbrojtësi shqiptar, ka premisat e futbollistit roman, De Rossi, pasi ngjan në teknikë dhe konstrukt.
Vetë Kabashi ka thënë se është adhuruesi i madh i Claudio Marchisios, i cili luan me Juventusin. Elvis Kabashi, ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren Shqiptare U-19, dhe ka shënuar një gol kundër Bosnjë e Hercegovinës.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com