Nuk ësthtë Van Persi, Lorente as Dzeko, por Berbatov sulmuesi që ka transferuar ekipi i Juventusit. Marrëveshja me ekipin e Manchester United është arritur për shumën e 5 milionë eurove. Ndërsa vetë sulmuesi do të përfitojë një shumë prej 1.8 milionë euro në edicion.

Negociatat janë zhvilluar në orët e fundit që bullgari po bëhej gati të prezantohej te ekipi i Fiorentinës, por në fund ka ndërruar udhë duke zbritur në Torino. Blerja mund të konsiderohet e fundit në repartin e sulmit për "Zonjën e Vjetër", pavarësisht se asnjëherë nuk mund të thuhet asgjë me siguri, pasi Lorente mund t'i bashkohet orët e fundit të merkatos.


(d.b/shqiptarja.com)