Juventus lë me pasoja Interin, tension në klubin zikaltër! Drejtuesit 'marrin në pyetje' Inzaghin

Juventus lë me pasoja Interin, tension në klubin zikaltër! Drejtuesit 'marrin në pyetje' Inzaghin

Simone Inzaghi

Inter humbi 2-0 me Juventusin në Torino, me sfidën që vlente për javën e 13 në Serie A. Zikaltërit nuk kanë mundur të fitojnë asnjë nga ndeshjet kundër rivalëve direkt këtë sezon, me drejtuesit që janë të zhgënjyer në lidhje me performancën e lojtarëve dhe trajnerit Inzaghi.

Gazzetta dello Sport bën me dije se këtë të martë do ketë një takim mes drejtuesve më të lartë të Interit dhe trajnerit Inzaghi. Në Appiano Gentile drejtuesit kërkojnë të "shkundin" trajnerin, teksa nuk parashikohen masa ekstreme. Objektiv tanimë është tri pikëshi nesër në shtëpi kundër Bologna dhe paraqitja e mirë në kampionat për të mos diskutuar pjesëmarrjen në Champions League gjatë sezonit tjetër.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë