Kryesuesit e kampionatit italian të futbollit janë ndalur në barazim këtë javë. Roma barazon në derbin e kryeqytetit me Lacion pa gola duke mos përfituar nga ndalesa e Juventusit përballë Hellas Verona 2 – 2.

Në derbin e Romës vlen të theksohet paraqitja e mirë e shqiptarit Berisha që mbron portën e Lacios, i cili nuk ka pësuar gol edhe këtë javë. Ndërsa Juventusi është shtangur në fund në transfertë, pasi nuk arriti të administronte avantazhin 0-2  të siguruar nga golat e Tevez.

Rezultatet e javës së 23-të i kanë dhënë mundësi Napolit t’i afrohet Romës, por asgjë nuk ndryshon në renditje. Në ndeshjet e tjera Torino 1 - 2 Bologna, Livorno 0 - 1 Genoa, Parma 0 - 0 Catania, Sampdoria 1 - 0 Cagliari.


d.b/shqiptarja.com