Ka përfunduar pa gola njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 13-të në Serinë A. Juventusi dhe Lazio kanë barazuar në Torino.
"Zonja e Vjetër" ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, por nuk ka arritur të marrë pikët e plota.
Rastin e parë për të kaluar në avantazh për bardhezinjtë e ka pasur Kualjarela në minutën e 18' por portieri i Lazios ka devijuar topin nga këndi.
Lazio tenton të kundërpërgjigjet, por nuk ka organizim, ndërsa Giovinko ka krijuar një tjetër mundësi për të zhbllokuar shifrat në minutën e 32', por nuk tregohet i saktë përpara portës duke humbur një rast të artë.
Theksojnë që në këtë ndeshje nuk luajti futbollisti kryesor i bardhezinjve, Andrea Pirlo. Ndërsa mesfushori shqiptar Lorik Cana ishe rezervë.
Nëse Milani ka barazuar 2-2 në Napoli. Inler dhe Insigne kanë shënuar fillimisht për Napolin duke kaluar në avantazh, por vendasit nuk e kanë mbajtur për shumë kohë avantazhin, pasi El Sharaui ka shënuar dy herë duke barazuar shifrat dhe shpëtuar Milanin nga disfata.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com