Juventusi ashtu sikur pritej ka mundur ekipin e Sasuolës me rezultatin 1-3 duke qenë vetëm një pikë larg titullit kampion, të cilin do ta festojë javën e ardhshme.

Ekipi i Contes nuk e ka nisur mirë ndeshjen, pasi ka pësuar shumë shpejt gol me Zaza, por Tevez vendosi shumë shpejt barazpeshën, ndërsa Marchisio dhe Llorente vulosën fitoren 1-3 duke i dhënë goditjen e fundit Romës që shpresonte që Sasuola ta ndalte.

Juventusi ka tetë pikë më shumë se Roma dhe me fitoren ndaj Atalantas para tifozëve të vetë, do të shpallet kampion për të tretën herë radhazi.

Kështu Juventusi arrin kuotën e 93 pikëve, tre ndeshje  nga fundi që do të thotë se objektivi i 100 pikëve është mëse i arritshëm, madje nëse i fiton të gjitha shkon në 102 pikë.


d.b/shqiptarja.com