Juventus sfidon Manchester
City për vendin e parë në grup

Juventus sfidon Manchester<br />City për vendin e parë në grup
Sonte do të zhvillohen ndeshjet në 4 grupet e natës së dytë në Champions League, teksa sfida që spikat më shumë do të zhvillohet në Itali, aty ku Juventusi pret ekipin e Manchester City-t në duelin për vendin e parë në grup.

Aktualisht City është një pikë përpara Juventusit dhe do t’i mjaftonte edhe një barazim për të mbajtur pas italianët, por kampionët e Serie A nuk do të dorëzohen deri në fund për të marrë fitoren e dytë ndaj anglezëve pas asaj në Londër.

Ndërsa Reali i Madridit, i kualifikuar tashmë udhëton në Ukrainë për t’u ndeshur me Shakhtar Donetsk. Tekniku Benitez u është përgjigjur sërish kritikave për humbjen ndaj Barcelonës në fundjavë. “Jemi të lënduar dhe të prekur, por me plotë energji dhe të etur për t'u hakmarrë.

Ajo humbje nuk do e ndaloje progresin tonë. Ne do të fitojmë shumë shpejtë dhe do të rikthehemi përsëri. Objektivat nuk arrihen në muajin Nëntor. Nuk jam i lënduar nga kritikat e bëra ndaj meje.

Ajo që më lëndon mua si Madrilen është fakti që kemi humbur ndaj Barcelonës dhe për më tepër në Santiago Bernabeu"tha ai. Sfidat e sotme, sidomos ajo në Torino do të jenë në vëmendjen maksimale të policisë për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm nga terroristët e ISIS që kanë paralajmëruar ditët e fundit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën