Presidenti i Juventusit Andrea Anjeli ka dalë hapur kundra federatës përsa i përket numrit të titujave që kanë fituar.

“Ne i kemi numëruar dhe na dalin 30 tituj të fituar, federatës i dalin 28 tituj, por ne i besojmë llogarive që kemi bërë vetë”

shprehet Anjeli. Fanella e re e edicionit të ri të Juventusit do të ketë 3 yje, që tregojnë numrin 30 të titujve të fituar në histori.

Por nuk mungon edhe ironia nga Milani, trajneri Alegri gjatë një deklarate ka thënë se Juventusi ka 31 tituj,

pasi është harruar titulli në serinë B. Përplasjet midis federatës dhe klubit të Juventuesit janë bërë të forta,

por torinezët nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

(d.b/shqiptarja.com)