Tashmë virusi i egër i njohur si COVID-19 ka prekur zyrtarisht edhe një futbollit të Seria A. Bëhet fjalë për Daniel Ruganin, qendërmbrojtësin e Juventusit që nga vetë klubi është konfirmuar se rezulton mbartës i koronavirusit. Një lajm që ka futur në panik klubin e Juventusit, por jo vetëm, pasi të dielën kampionët e Italisë luajtën derbin me Interin.
Pak orë pas lajmit ka reaguar vetë 25-vjeçari, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shkruar: “Do te këni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja që po shkruaj për të siguruar të gjithë ata që janë shqetësuar për mua se unë jam mirë. U bëj thirrje të gjithëve të rrespektojnë rregullat sepse ky virus nuk bën asnjë dallim. Le ta bëjmë për vetën, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë.”
Në njoftimin e bërë nga Juventusi thuhet se nga ky moment ka filluar edhe zbatimi i rregullores ç’ka nënkupton karantimin e të gjithë skuadrës, por edhe stafit drejtues. Në këto kushte do të anulohet ndeshja e kthimit në Champions League që është mesjavën e ardhshme kundër Lyoni-t, pavarësisht se nga UEFA nuk ka ende një njoftim, i cili gjithsesi pritet në orët e ardhshme.
Ndërkohë Cristiano Ronaldo do ta kryejë karantimin në Portugali, atje ku ka udhëtuar pasi po i qëndron pranë nënës së tij të sëmurë për arsye të tjera.
Nuk ka munguar as një njoftim i klubit të Interit, që të dielën luajti me Juventusin. Zikaltërit shkruajnë se pas njoftimit ku Rugani rezultoi me koronavirus skuadra ka marrë masat për të ndjekur rregullat dhe për t’u karantinuar.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Juventusi në emergjencë totale, jashtë Vlahovic dhe McKennie! Weah mundësi për majën e sulmit
26 Nëntor, 15:31
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
GOLAT/ Milan e Juventus 0-0 në një sfidë të shëmtuar, Atalanta fiton dhe merr kreun! Interi i jep 'shuplakë' Veronas
23 Nëntor, 20:00
-
Sot kundër Juventusit, Fonseca: Ne jemi Milani, fitojmë! Motta: Na duhet një ndeshje e madhe
23 Nëntor, 16:13
-
Napoli parakalon Juventusin, në Itali e bëjnë të sigurt: Ardian Ismajli ka akord me të kaltrit
22 Nëntor, 15:39
-
Kristjan Asllani pret edhe një shans nga Interi, më pas në diskutim e ardhmja! Projektohet nga minuta e parë
22 Nëntor, 13:30
-
Ish-mesfushori i Interit, Guarin flet për luftën me alkoolin: Piva 70 birra në një natë, kam tentuar vetëvrasjen
21 Nëntor, 15:21
-
Serie A/ Stadiumi 'sold-out' për Milan - Juve! Dëmtohet Vlahovic, për kuqezinjtë ka rikthime
21 Nëntor, 12:01