Shënohet lojtari i parë i prekur me koronavirus në Itali. Ai është mbrojtësi i Juventusit Daniele Rugani.
Lajmin e ka konfirmuar klubi bardhezi përmes një deklarate zyrtare, ndërsa lojtari është në karantinë.
"Futbollisti Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv për Coronavirus-COVID-19. Klubi aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë regjistrimin e atyre që kanë pasur kontakte me të".
Komento