Roma humbet mundësinë që të marrë kryesimin e kampionatit italian të paktën për pak orë, pasi u ndal në transfertë në një barazim të tensionuar 2-2 përballë Bolonjës duke humbur dy pikë shumë të rëndësishme në luftën për vendin e parë me objektiv titullin kampion këtë edicion pas shumë kohësh.
Dy gola me penallti nga Pjanic dhe Dzeko u dhanë pikën bardhekuqëve që ishin pranë fitores, por në fund u ndëshkuan nga Destro që barazoi gjithcka.
Sot do të zhvillohen ndeshjet e tjera të Serie A, teksa kryesuesit kanë relativisht ndeshje të lehta përpara.
Fiorentina do të presë në shtëpi ekipin e Empolit, që parashikohet i kalueshëm nga kuotat e basteve, ndërsa në mbrëmje Interi pret në shtëpi Frosinonen, që nuk duhet nënvlerësuar, pasi Juves i mori një pikë këtë edicion në ndeshjen e parë.