Juventusi katastrofë, drejtori Giuntoli: Vazhdojmë me Mottën, Champions League ende i mundur

Juventusi katastrofë, drejtori Giuntoli: Vazhdojmë me Mottën, Champions League ende i mundur

Cristiano Giuntoli dhe Thiago Motta


Dy humbjet radhazi, ajo kundër Atalantës 0-4 dhe humbja 3-0 kundër Fiorentinës nuk e kanë vendosur në diskutim të ardhmen e Thiago Mottës në krye të stolit të Juventusit. Drejtori sportiv i "Zonjës", Cristiano Giuntoli konfirmoi në stol trajnerin dhe tha se Liga e Kampionëve është ende e mundur, paçka dy ndeshjeve të fundit nën nivelin e klubit.

“Në këtë moment duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar, nga vështirësitë dilet kur jemi të gjithë bashkë. Ndjejmë shumë keqardhje, kemi bërë një vit me ulje-ngritje, por dy ndeshje kaq poshtë nivelit nuk i kishim bërë asnjëherë. Ndjejmë sigurisht shumë keqardhje, por jemi të bindur se mund t’ia dalim të gjithë bashkë.

Gjithmonë me Mottën? Sigurisht.

Çfarë nuk po funksionon në krahasim me objektivat? Nuk do të flisja për objektiva minimal apo maksimal. Jemi nisur nga një projekt në të cilin e dinim që do të kishte vështirësi, duke ulur rrogat e gjithçka tjetër. Nuk mund të mendojmë për asgjë tjetër përtej objektivit prioritar, që është kualiifkimi Champions League, është në mundësitë tona dhe duam ta arrijmë.

Duhet analizuar në mënyrë të kthjellët ajo që ndodhi në javët e fundit. Të mos harrojmë se pas ndeshjes me Veronën, mediat na cilësonin mes fituesve potencial të kampionatit. Duhet ekuilibër, nuk mund të shkohet nga maja në fund. Në ditët e ardhshme do të mundohemi, me mendjen e kthjellët, që të bëjmë përpara.

Pas një ndeshje të gabuar, skuadra deri tani kishte bërë mirë në atë pasardhëse. Është hera e parë që bllokohet për dy ndeshje radhazi. Në këto situata duhet të prekim të gjitha temat, në nivel taktik do të mendojë trajneri, ashtu si në aspektin psikologjik. Të gjithë bashkë duhet të japim një ndihmë për të rigjetur ekuilibrin për të cilin kemi nevojë", tha Cristiano Giuntoli.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli 'fut ujë', Interi mposht Atalantën dhe shkëputet në krye të Serie A! Bologna 'shuplakë' Lazios, Juventusi turpërohet! Roma tri pikë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë