Juventusi mund 2-1 Monzën dhe merr kryesimin e Serie A! Gatti heroi bardhezi, nesër supersfida Napoli-Inter

Juventusi fiton 2-1 në transfertë ndaj Monzës dhe merr përkohësisht kryesimin e Serie A. Në ndeshjen hapëse të javës së 14-të bardhezinjtë fituan një penallti që në minutat e para por Vlahovic e gaboi.

Një minutë më pas Juventusi kaloi në avantazh falë golit të Rabiot. Drama në këtë sfidë do të zhvillohej në minutat shtesë. Monza do të barazonte në të 92-tën min utë me golin e Carbonit por dy minuta më vonë mbrojtësi Gatti do të shndërrohej hero për bardheiznjtë pasi do të shënonte golin e fitores. Tre pikë për JUventusin ndaj MOnzës dhe 33 pas 14 javëve një më shumë se INteri. Zikaltërit luajnë të dielën sfidën e tyre ndaj Napolit në stadiumin Maradona në supersfidën e kësaj jave.

Në Gjermani Këlni fitoi 1-0 ndaj Darmshtadit të Klaus Gjasulës sfidën hapëse të javës së 13-të duke u larguar nga zona e ftohtë. Nesër në BUndesliogës luhet supersfida mes kryesuesve të Leverkusen e Dortmund.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë