Të shtunën në orën 15:00 Juventusi dhe Como do përballen në Torino për raundin e 26-të në Serie A. Dueli mes tyre është një përballje direkte për zonën evropiane, me 'Zonjën e Vjetër' që do ketë një 'look' të ri.

Sipas medieveItali, fanella e re e katërt e bardhezinjve do të debutojë për ndeshjen kundër djemve të Fabregas dhe do të prishë modelin e shumë viteve. Vijat horizontale bardh e zi do të zëvendësojnë ato vertikale dhe emrat së bashku me numrat e lojtarëve do të jenë me ngjyrë të kuqe. Fanella e katërt e Adidas është projektuar nga studioja milaneze 'Studio Sgura'.

Me 46 pikë Juvja mban vendin e pestë në Serie A dhe në pesë takimet e fundit ka vetëm dy fitore. Ndërkohë Como me 42 pikë mban vendin e gjashtë.