Telashet nuk kanë të sosur për ekipin e Juventusit, pasi mund të mbetet edhe pa trajnerin e përkohshëm, Massimo Carrera, i cili do të dalë para gjyqit nën akuzën për vrasje të pa qëllimshme të dy personave në vitin 2001.
Zëvëndësuesi i Antonio Contes, ka marrë drejtimin e "Zonjës së Vjetër" pas skandalit të basteve që përfshinë Conten.
Carrera është akuzuar për vrasjen e dy vajzave 23 vjeçare në natën e vitit të ri në vitin 2001.
Mediat italiane njoftojnë se Carrera do të dalë para trupit gjykues më datën 9 tetor për të mësuar masën e dënimit për vrasjen e dy vajzave 23 vjeçare. Ato kishin ndalur makinën e tyre Ford Ka në korsinë e katërt në autostradë në ora 3:30 në mëngjesit, para se Carrera me veturën e tij Mercedes me shpejtësi të madhe t’i godiste dhe t’i shtypte për vdekje.
Në rast se Carrera dënohet, ai mund të dënohet deri në disa vjet me burg, që do ta linte kampionin e Italisë përsëri pa trajner.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com