Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te 'Zonja'! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm

Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te 'Zonja'! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm

Cristiano Giuntoli, Igor Tudor dhe Maurizio Scanavino, shefi ekzekutiv i Juves

E treta e vërteta thonë dhe Igor Tudor e ka pikërisht të tretën herë që firmos me Juventusin. Si fillim ishte një futbollist, tetë sezone të mira (1998-2005) dhe shumë trofe me një ekip që dominoi Italisë dhe ishte në finalet evropiane, më pas në 2021 si krahu i djathtë në stolin e Andrea Pirlos.

"Zonja e Vjetër" gjeti sërish mbështetje te Tudor dhe 46-vjeçari zuri vendin e të shkarkuarit Thiago Motta, të paktën deri në fundin e sezonit. Në prezantimin zyrtar para medieve, këtë të enjte ai hodhi "dorezën e sfidës" duke thënë se dëshira është që të jetë pjesë e ekipit për dhjetë vite.

"Falenderoj Giuntolin dhe të gjithë klubin për këtë mundësi, do të jap gjithçka që të mos zhgënjej askënd. Emocionet janë aty sepse të gjithë do të donin të ishin trajner këtu, por mbi të gjitha është dëshira për të bërë mirë dhe për të arritur objektivin", tha Tudor.

Synimi është vendi i katërt, pastaj do të ketë Kupën e Botës për Klube ndërsa vitin e ardhshëm nuk ka siguri, por Tudor nuk duket i shqetësuar.

"Besoj shumë në këtë ekip, e dimë momentin, ka pasur pak kohë për të punuar, por nuk ka asnjë justifikim. Mund të jem edhe pak i veçantë, sepse edhe unë bëj zgjedhje me zemër nëse e ndiej se është e drejtë, përndryshe shkoj në shtëpi pavarësisht nga kontrata, do të doja të qëndroja këtu për 10 vjet, por nuk mund ta kontrolloj atë që do të ndodhë në të ardhmen.

"Vlahovic? Gjest i bukur për t'u kthyer herët nga kombëtarja, nuk është mister që e adhuroj dhe ai mund të luajë me Kolon", tha Tudor në prezantim.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Juves, Cristiano Giuntoli tha se pas Botërorit të Klubeve do të vendosim nëse do të vazhdojnë kontratën me Tudor edhe për vitin pasardhës.

"Doja të filloja duke falënderuar Thiago Motta dhe stafin e tij për angazhimin e tyre të madh në muajt e fundit. Doja të sqaroja se marrëdhënia që kam me Thiagon është një marrëdhënie e respektit të madh, besoj se ai mund të jetë një trajner në një nivel të lartë. Ndryshimi ishte i domosdoshëm.

Tudor? Ne menduam menjëherë për Igorin, jo vetëm për të kaluarën e tij te Juve, por edhe për cilësitë e tij teknike dhe morale. Ai do të qëndrojë me ne deri në Kupën e Botës për Klube, pastaj do të ulemi rreth një tavoline dhe do të shohim për të ardhmen.

Besojmë se ky ekip mund të japë shumë për potencialin që ka, besojmë shumë në të ardhmen dhe kjo zgjedhje do të na garantojë menjëherë konkurrencë të madhe", tha Giuntoli.

Pas javës së 29-të Juventusi mban vendin e pestë në Serie A me 52 pikë dhe ka dy humbje radhazi. Bologna që për momentin ndodhet në zonën Champions League ka një pikë më shumë se bardhezinjtë. Të shtunën në orën 18:00 Juventusi pret Genoan në Torino, aty ku Tudor do debutojë në stol.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Breshëri 'zbardh' fshatin e Frakullës, në Fier! Banorët: Pemëtaria është shkatërruar

Moti i keq/ Breshëri 'zbardh' fshatin e Frakullës, në Fier! Banorët: Pemëtaria është shkatërruar