ITALI - Juventusi vazhdon i qetë rrugën drejt titullit kampion të Italisë pas fitores me rezultatin 2-1 përballë ekipit të Peskarës në ‘Juventus Stadium’. ‘Zonja e Vjetër’ vinte në këtë ndeshje pas humbjes dramatike përballë ekipit të Bayernit të Mynihut me rezultatin e pastër 2-0 në Gjermani për Champions League.
Humbja me Bayernit ndikoi edhe në ndeshjen me Peskarën, pasi në fushë trajneri Antonio Conte zbriti me disa mungesa kryesore, që i kurseu për ndeshjen e kthimit me ekipin gjerman. Kështu në fushë për juventinët nuk zbriti portieri Buffon dhe truri i ekipit Pirlo.
Mungesat ndikuan shumë për Juven që nuk arrit të zhbllokojë ndeshjen në pjesën e parë edhe pse krijoi shumë, por mungonte pasimi i fundit duke mos e ërguar topin në rrjetë, duke nxjerrë në pah edhe njëherë mungesën e një bomberi në reaprtin e sulmit.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Në pjesën e dytë vendasit vazhdojnë të sulmojnë pa pushim duke vendosur me shpatulla pas murit miqtë në minutën e 73’. Me anë të një skeme perfekte vendasit marrin një penallti falë një gotitje dënimi, duke i dhuruar një goditje të dyfishtë ekipit mik, pasi jo vetëm i marrin penalltinë, por nxjerrin me karton të kuq edhe Rizzoin pas ndërhyrjes së parregullt në zonë ndaj Vidal.
Ndërsa penalltinë e merr për sipër për ta ekzekutuar Vucinic që dërgon topin në rrjetë pa shumë vështirësi. Pas golit kalaja e Peskarës bie duke e marrë në kontroll të plotë Juventus që pas 5’ shënon përsëri me malazezin Vucinic këtë herë pas një aksioni personal në zonë, duke ‘vallëzuar’ në zonë, gjuajtur fuqishëm dhe ndalur sferën në rrjetë për herë të dytë.
Por miqtë edhe pse të rënë nga kategoria pas kësaj humbje nuk dorëzohen dhe shënojnë golin e nderit me një supergjuajtje nga jashtë zone me anë të Casciones në minutën e 83’, megjithatë nuk e cënoi rezultatin.
Juve mendon kështu për ndeshjen me Bayernin në mesjavë në Champions League.
/Shqiptarja.com