Kënaqësitë e jetës? Të përkëdhelesh 
në divan, të shijosh çokollatë e jo vetëm

Gjithnjë thuhet se gjërat e thjeshta dhe të vogla  janë më të mirat. Nëpërmjet një sondazhi në  bërë në Britani, qytetarët janë përgjigjur se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa te shtrihet she të flesh në një shtrat me çarçafë të sapo larë. Por në listën e kënaqësive në janë  renditur edhe disa fakte të çuditshme si përshembull të bësh marrëveshje fitimprurëse gjatë skontove, të pastrosh dyllin e veshëve apo të pëlqesh zhurmën e hapjes të një kutie reçeli. Gjithashtu po ju rendisim kënaqësitë e tjera të vogla pro njëkohësisht mjaft të mëdha të jetës.
 
1. Të flesh në një shtrat të sapo rregulluar

Ky është një çast I vërtetë kënaqësie dhe është zgjedhur si më I preferuari nga dy prej tre të intervistuarve të sondazhit.

sondazh

2. Të ndjesh rrezet e diellit në fytyrë

Një ndjenjë e vërtetë mirëqënie përçohet nga ky çast dhe rreth 57% e të anketuarve.

sondazh
 
3. Të falenderohesh për diçka apo kur një i panjohur bën një gjest të mirë

Nuk është e vërtetë që bota është e personave të paedukuar, një gjest I edukuar i fiton gjithnjë zemrat.

sondazh
 
4. Të gjesh para në vende që nuk i pret
 
Me krizën që ndodhemi, nuk është habi që gjetja parave në mënyrë të papritur të shton humorin.

sondazh
 
5.Të gjesh kohë për veten

Ky duket të jetë edhe luksi më I madh për angazhimet jan të shumta.
 
6. Të qeshësh pafund
 
Një e qeshur  vërtetë mund shpëtojë një jetë edhe pse ndonjëherë mund edhe të qahet nga të qeshurat e shumta.
 
 
7.Të përkëdhelesh në divan me personin që do
 
Ndonjëherë mjafton vetëm një çast me personin e zemrës për të fshirë teleshat e ditës.
 
 
8. Buka e sapo dalë nga furra
 
Aroma e këtij produkti është një tjetër ndër kënaqësitë e vogla të jetës.
 
9.Të ndihmosh të tjerët
 

Të jesh bujar është gjithnjë një mënyrë shumë e mirë për t’u ndjerë në paqe me veten
 
10.Ndjenja e pastërtisë pas dushit

Dushi është mënyra më e mirë për  të “larë” të gjitha streset dhe shqetësimet e ditës.
 
11. Të dëgjosh këngën e preferuar në radio
 
Akoma më ndjesi e bukur kur ndodh rastësisht të nisi në radio kënga e preferuar.
 
 12. Të bësh një marrëveshje fitimprurëse gjatë skontove
 

Për 41%  të të intervistuarve të kthehet nga “misioni” shopping” me ndonjë veshje të ëndrrëruar prej kohësh dhe të blerë me gjysmën e çmimit.
 
13. Të dëgjosh zhurmën e shiut apo atë të ndonjë shkrepëtime

Për disa persona kjo zhurmë është çlodhëse madje edhe hipnotike, normalisht nëëse e dëgjon kur je brenda në shtëpi në të ngrohtë dhe në të thatë.
 
14. Çaji apo kafeja e sapo bërë

Ti lejosh vetes një filxhan çaji apo kafeje të sapo bërë është një kënaqësi absolute për 31% të pjesëmarrësve në sondazh.
 
15. Kënaqësia e suksesit personal
 
Mund të jetë një kompliment i shefit apo një rritje rroge për të dhënë një kënaqësi të tillë që nuk ka çmim.
 
16. Të dhurosh vetes një banjo të gjatë e të ngrohtë
 
Kush nuk do të dëshironte një vaksë të mbushur me shkumë dhe ujë të ngrohtë me një muzikë të bukur dhe relaksuese në sfond.
 
 17.Të shohësh borën
 
Rënia e borës së parë është gjithnjë shumë emocionuese.
 
18.Bari i sapo prerë
 
Kjo është një nga kënaqësitë që personat të cilët kanë jetuar gjithnjë në qytet ndoshta nuk e kanë provuar.
 
19. Çokollata e cila shkrihet në gojë
 

Një ndjesi mjaft e lartë kënaqësie provohet kur çokollata të shkrin në gojë, madje reklama të shumta janë bërë duke marrë pikërisht këtë fakt.
 
20. Të bësh aktivitet fizik në ajër të pastër
 
Të ecësh me biçikletë, të vraposh apo të bësh një shëtitje të fshat me qenush janë vetëm disa prej aktiviteteve në ajër të pastër, e cila të fal shumë kënaqësi.
 
 21. Të konsumosh proshutë për mëngjes
 

Një nga kënaqësitë ushqimore është edhe konsumimi i proshutës (bakon) në mëngjes, ndonëse nuk është shumë I pëlqyer nga ana shëndetësore.
 
 22. Të flasësh apo të luash me kafshën shtëpiake
 
Një moment mjaft I këndshëm është pikërisht kur komunikon me kafshën shtëpiake dhe kur kujdesesh për të.
 
23. Një masazh relaksues
 
Ky është një tjetër moment, I cili fal mjaft kënaqësi. Një masazh relaksues qetëson të gjithë trupin nga lodhja e ditës.
 
 
24. E premtja
 
Dita përpara fundjavës, e premtja, është një nga ditët e prefetuara për shumë persona.
 
 
25. Një biftek i pjekur mirë
 
Ndoshta për asnjë vegjetarian kjo nuk është kënaqësi, por për personat që  e konsumojnë mishin një vakt I tillë do të ishet burim kënaqësie.
 
26. Të zgjohesh përpara se të bjerë alarmi i orës dhe të kuptosh se mund të flesh edhe pak
 
Kjo është një ndjesi e vërtetë kënaqësie, e cila është e pashpjegueshme, duhet thjesht ta provosh.
 
 27. Të bësh aktivitet fizik
 
Çdokush është i lirë të bëjë aktivitetin fizik që dëshiron në mënyrë që të ndihet më mirë.
 
28. Ylberi

 
Mjafton vetëm ta shohin dhe për 23% të të intervistuarve vjen menjëherë humori.
 
 29. Të kujtosh emrin e dikujt apo të diçkaje

Të kujtosh diçka të cilën e kishe harruar, pasi edhe truri dëshiron pjesën e tij

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri

Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri