Festivali “Zambaku i Prizrenit” këtë vit pati një vëmendje të veçantë mediatike në Shqipëri.
Dhe kjo jo pa një shkak. Veç faktit që këtë festival e fitoi këngëtari i njohur i serenatave Devis Xherahu, sivjet ky festival pati si prezantues një spiker lajmesh.
Bledian Koka, u gjend në këtë eksperiencë të re krejt rastësisht, krah dy bukurosheve shqiptare, misit Ertemiona Mejdani dhe Emanuela Ndrecaj.
Për Bledin kjo ishte një eksperiencë mjaft interesante dhe e bukur, një përvojë që siç thotë ai i ushqeu dashurinë për spektaklin.

“Bota e spektaklit është një ambicie e shëndoshë e imja, të cilën po e ushqej pak nga pak por me qetësinë e duhur dhe sprovat e nevojshme duke patur parimin: “ nëse diçka nuk e bën shumë mirë, më mirë mos e bëj fare”.
Veç kënaqësisë që ka marrë nga kjo ekpseriecë e re, Bledi në këtë ‘aventurë” është shoqëruar edhe nga e dashura e tij e zemrës, Ela e cila ishte me të në këtë sipërmarrje të re, pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj.
Pas mbarimit të spektaklit “si shpërblim” ajo ka marrë një surprizë të veçantë ideuar nga Bledi, ku kënga universale e urimit “Happy birthday” i është kënduar këtë herë nga një rapsod me çifteli.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com