Rasti i parë : Fatbardh Braku, pensionisti nga Vora shkruan : “Më 16 Korrik 2016 plotësova moshën 65 vjeç, me 36 vite punë të siguruara në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, më njohën 19 vite e 9 muaj punë. U detyrova të shkoj në Gjykatën Administrative dhe vendosi në favorin tim. Pyes se si do të llogaritet pensioni.
Në bazë të Librezës së Pensionit është e vërtetë që ai ka punuar 36 vite dhe nuk ja kanë njohur dhe i ka fituar rreth 15 vite punë, nëpërmjet gjyqit. Sigurimet shoqërore në kundërshtim me vendimin e qeverisë dhe me urdhrin e drejtorit të përgjithshëm dhe i kanë thënë se pas fitimit të gjyqit në shkallën e parë do shkosh në shkallën e dytë. Ai ka ardhur dhe më ka takuar dhe në Librezën e Pensionit është firmosur nga drejtori ose zëvendësi i tij, dhe në këtë librezë nuk ka as vite pune dhe as muaj pune. As nuk i është llogarit pensioni as kompensime e energjisë elektrike, është një librezë e bardhë. Çuditem se si drejtori e ka firmosur këtë librezë të bardhë.
Këtë çështje unë e kam bërë problem dhe tek drejtori aktual, me të cilët kam komunikuar dhe më kanë kërkuar falje. Por ata duhet ti kërkojnë këtij qytetari falje pasi e ka sorollatur. Gabimi i dytë është që i komunikojnë se e ka fituar çështjen në shkallën e parë por do shkosh në gjykatën e shkallës së dytë. E keni të gabuar sepse ka një vendim qeverie për këtë, kur pensionisti fiton një gjyq në shkallën e parë nuk keni të drejtë ta çoni ju në shkallën e dytë. Sepse vendimi 482 datë 29 Qershor i vitit 2016 e ka të ndaluar dhe ku shkruhet se pensionisti përfiton një gjyq nuk është nevoja të shkojë në gjykatën e shkallës së dytë. Drejtori Leonard Kuçi më ka thënë se do ti kërkojë falje dhe do ta tërheqë vendimin e shkallës së dytë. Kjo se qytetari ka plotësisht të drejtë.
Rasti i dytë : Eshtë Pëllumb Çoloni. Dokumenti i tij që na ka dërguar është një vërtetim barazvlefshëm me librezë pensioni dhe ku është firmosur nga drejtori por vitet e punës janë me vizë, janë bosh.
Kush ju jep juve të drejtën zotërinj të nderuar të caktoni pensione pa punuar. Ata kanë punuar dhe ju nuk i kei kontrolluar dokumentat. Dhe këtë e kanë sorollatur shumë dhe duhet ti kërkojnë falje shumë.
Rasti i tretë : Zonja Anife Saraçi nga Tirana, ka bërë një ankesë që nuk është dakord dhe i kanë humbur vitet e punës. Dhe Zonjës Saraçi i kanë kthyer një përgjigje: “Ne këto vite pune nuk i njohim”.
Por shikoni është firmosur shkresa pa i vendosur një vulë, është pa datë dhe pa numër protokolli. Një shkresë pa vulë, pa numër protokolli e pa datë është e pavlefshme. Me kë tallen këta
Rasti i katërt : Ilir Përlloçi ka punuar në minierën e Batrës në vitin 2011, fatkeqësisht e zuri miniera nën tokë, dy brinjë i ka hequr e dy brinjë i ka të plasura dhe nga viti 2011 deri në vitin 2017 Iliri ka marrë pensionin invaliditeti. Por në vitin 2017 një mjek i cili ka vënë vetëm firmën, pa emër dhe mbiemër dhe as datë nuk ka. Dhe ky formular është plotësuar nga ISSH ku i kanë prerë KEMP-in.
Zoti mjek doja t’iu pyesja që ky qytetar që ka hequr dy brinjë i ke vendosur dy brinjë të tjera? Dhe ku u bazove ti që ky është i aftë për punë? Personi ka bërë një ankesë tek ne dhe e kam drejtuar duke i thënë që të shkojë tek ISSH dhe të marrë emrin e mjekut dhe të bëjë një ankesë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zonjë e nderuar e ministrisë së Shëndetësisë, kam 30 vite punë dhe nuk më ka ndodhur kurrë që një person me dy brinjë të thyera të qëndrojë pa pension ose KEMP. Krijoni një grup tjetër me mjekë dhe thireni qytetarin që ta shikoni a është i aftë për punë. Jam i sigurt që ky po të rikomisionohet do ta fitojë pension ivaliditeti siç e ka pas.
Për këto raste jam gati të ballafaqohem kudo që të jetë e mundur sepse janë dokument jo të plota dhe mund të kenë pasoja shumë të mëdha dhe madje mund të ndiqen penalisht.
Pyetjet me telefon në redaksi
Komuna e Kasharit, problemi kryesor me shëndetin dhe kam kryer një operacion në zemër me ByPass dhe sigurimet shoqërore. Më kanë bërë dhe njëherë tjetër operacion, dhe kam dalë në pension në 10 Korrik të vitit 2016. Në 20 gusht të 2016 më kanë prerë gjysmën e pensionit, në sistem thuhej që je debitorë 13 milionë lekë deri në vitin 2033. Dhe bëj thirrje për ndihmë dhe ku duhet të drejtohem.
Pensioni të është prerë nga Kontrolli i Institutit i Sigurimeve Shoqërore dhe të janë shprehur arsyet shumë qartë. Një ankesë pranë Komisionit të Ankimit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH në Tiranë që nuk je dakord dhe do të marrësh një përgjigje zyrtare. Dhe nuk do të lejmë asnjë zyrë të shtetit pa shkuar derisa të bindesh dhe nëse je debitor do t’i paguash të gjitha ato që i ke borxh shtetit.
Fushkruja, kam nënën 100 vjeçare dhe a i takon pension suplement, familjar, gjysmën e pensionit të burrit.
Vetëm për faktin që ka mbush moshën 100 vjeçe nuk përfiton pension suplementar.
Kam bërë burg politik. Gjithsej kam 25 vite punë dhe jam 59 vjeç. Kam punuar në minierë dhe jam dëmtuar në kokë dhe kam qenë invalid i grupit 4. A më takon të marr gjysmë pensioni sepse nuk kam asnjë lloj të ardhure.
Periudha e dënimeve politike në bazë të dokumentit që merr nga Ministria e Punëve të Brendshme, që je dënuar për qëllime politike, sipas ligjit quhet dyfishi për pension. Dhe quhen 10 vjet për pensionin. Përsa i përket statusit të minatorit është shtyrë afati në programin e qeverisë. Shpresoj që të miratohet nga Kuvendi. Me këtë moshë që ke nuk fiton pension. Përfiton pension në moshën 62 vjeç ose 65. Po të jesh invalid, por i pjesshëm, për të bërë punë të lehtë, ose nëse nuk je në gjendje për të punuar fare quhet vjetërsi pune sikur ke punuar. Ato që janë me aksidente në punë marrin dhe shtesa. Ato që janë invalid marrin dhe një shtesë në Bashki. Shtesa e aksidentin është më e lartë se sa shtesa e përgjithshme.
d.b/shqiptarja.com









