Për të tretën herë brenda 3 muajsh reperi Drake ka shtyrë koncertin e tij në Amsterdam.

Ky lajm i ka zemëruar shumë fansat e këngëtarit, ku një pjesë e tyre kishin udhëtuar nga Britania e Madhe në Holandë për të parë konceritn.
 
Dyert ishin hapur dhe arena ishte mbushur plot por promovuesja e konceritit ka dalë para audiencës dhe u ka dhënë lajmin e keq.

 “Ndihem keq që koncerti nuk do të zhvillohet, por Drake është i sëmurë, mjeku e urdhëroi të mos ngjitej në skenë”, është shprehur ajo.
 
Disa media raportojnë se gjendja e keqe shëndetësore e Drake lidhet me konsumin e tepërt të lëndëve narkotike. 

drake

Redaksia Online
Al.N/Shqipatrja.com