Këngëtari italian e quajti përdorues
droge, Ermal Meta e lë pa fjalë

Këngëtari italian e quajti përdorues<br />droge, Ermal Meta e lë pa fjalë<br>
Është shënuar sherri i parë mes këngëtarëve me famë botërore, ndonëse nuk ka nisur akoma festivali më i rëndësishëm i këngës në Itali, Sanremo. Pjesë e kësaj përplasjeje është edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta. Shkak ka qenë mospranimi i këngës së Marco Castoldi, i njohur si Morgan.

Në një intervistë për një media italiane, ai ka shpërthyer ndaj shqiptarit Ermal Meta, i cili do të jetë në juri së bashku me Fabrizio Moro. Morgan e ka quajtur këngëtarin shqiptar ‘Ermal Merdan’ dhe ‘Meta si Metadon’ (lloj droge për të luftuar varësinë ndaj heroinës).

“Aftësitë duhet të shpërblehen, kur ju shikoni një juri që të shpërblen me m*t atëherë nuk është mirë. Kjo është ajo që i thashë Baglionit: ai ka refuzuar këngën time, por nuk ka marrë as Tenco-n e as Rodrigo-n, ai zgjodhi Fachinetti-n, Alessandra-n, Annalisa, kush është ai? Ndoshta kënga ime nuk është më e mira, por a është e Endrigo-s dhe Gino Pioli-t? Kush është aty? Fachinetti! Fabrizio Moro! Kjo është pra, Sanremo i Biglionit fiton Fabrizio Moro-n,i cili më pas qëndron me Ermal Merdal, dmth Meta si Metadoni”!”, u shpreh Morgan gjatë intervistës.

Ndërkohë, nuk ka vonuar dhe reagimi i Ermal Metës, i cili i kushton disa radhë në ‘Twitter’ Morgan, duke shkruar se është krenar edhe kur ai e quan ‘merdal’ ose ‘metadon’.

“Për Morgan! Shpresoj të jesh krenar për njeriun që je. Unë për vete jam edhe kur ti më quan ‘merdal’ ose ‘metadon’. Por ama unë nuk kuptoj pse nuk jam ekspert ne asnjërën prej këtyre gjerave!”, shkruan Meta. 

meta
(Reagimi i këngëtarit me origjinë shqiptare, Ermal Meta)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur