Këngëtarja e hitit “Burn” Ellie
Goulding mund të humbasë zërin

Këngëtarja e hitit “Burn” Ellie<br />Goulding mund të humbasë zërin
Ellie Goulding ka anulluar koncertin e fundjavës, pasi ka probleme me zërin e saj. Këngëtarja e hitit “Burn” ka thënë se ka dëmtuar kordat vokale nga performancat e shumta live që ka patur gjatë këtij viti.

“Më vjen keq që më është dashur të anuloj koncertet e fundjavës. Për shkak të problemeve shëndetësore më është këshilluar të mos udhëtoj dhe të mos performoj.

Kam bërë rreth 100 koncerte këtë vit dhe doktorët më kanë thënë se mund të humbas zërin. Por, do të rikthehem në skenë shumë shpejt”,
ka shkruar këngëtarja në rrjetin e saj social Twitter.
status
Ellie më parë kishte lajmëruar se do të performonte në Finlandë, por do na duhet të qëndrojmë në pritje për të mësuar nëse ky koncert do të zhvillohet.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike