Këngëtarja shqiptare në gjyq
'ushtronte dhunë mbi të ëmën'

Këngëtarja shqiptare në gjyq<br />'ushtronte dhunë mbi të ëmën'
Këngëtarja e njohur Eda  Zari është paditur nga e ëma pasi ajo e akuzon se e e bija ka ushtruar dhunë mbi të. Ky lajm është bërë i ditur vetëm tani ndonëse kërkesa është regjistruar me datë 10 maj  dhe seanca e parë gjyqësore është zhvilluar me 19 maj.

Zhane Zari ka pretenduar në Gjykatë se në datën 29.04.2016 është dhunuar nga e bija. Kështu, Gjykata  vendosi  ta njoftojë palën e paditur Eda Zarin nëpërmjet  Komisariatit të Policisë nr 2,  Tiranë dhe për dijeni  Drejtorinë e Polcisë Tiranë për të bërë të mundur njoftimin e palës së paditur Eda Zarit në datën 16.06. 2016 ora 12 e 30.

Edhe pse për shumë prej nesh mund të tingëllojë çuditshëm ky lajm, për Edën nuk është hera e parë që akuzohet nga familjarët. Në vitin 2013 mamaja e këngëtarës  e akuzoi të bijën se ajo kishte falsifikuar dokumentet në marrjen e pronave të familjes, ku pjesëtarë janë edhe fëmijët e tjerë , vëllai më i madh 50 vjeç i cili jeton në Hollandë dhe motra tjetër e cila gjithashtu jeton jashtë. 
eda zari
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)