Pasi i bëri thirrje popullsisë të armatosej për t’u vetëmbrojtur, Berisha goditi edhe më fort, duke marrë mbi vete autorësinë për dy ngjarjet më tragjike të ndodhura në vitet ’90: tentativën për grusht shteti të 14 shtatorit 1998 në përgjigje të vrasjes së Azem Hajdarit (vrasje, për të cilën, siç u pa më vonë, qeveria e Fatos Nanos, që Berisha tentoi ta përmbyste, nuk kishte asnjë përgjegjësi) dhe hapjen e depove të ushtrisë më 1997, pas së cilës dhjetëra mijëra armë përfunduan në duart e popullsisë civile, duke shkaktuar mijëra të vdekur.
Berisha pranon se ka qenë ai përgjegjësi për të dy krimet (bashkë me depot ushtarake, u plaçkitën edhe bazat ushtarake, ku u vodh gjithshka me vlerë që ruhej në to, çka nuk kishte të bënte aspak me vetëmbrojtjen) dhe, në vend që të shqetësohet për pasojat gjyqësore që mund të sjellin këto pohime, përdor të kaluarën e tij të lavdishme për të kërcënuar qeverinë në fuqi: kujdes, se jam gati ta bëj përsëri!
Berisha pranon se, midis viteve 1997 dhe 1998, ka dhënë urdhërin për të sulmuar pronat e shtetit dhe kërcënuar me luftë civile dhe sot mburret me këtë, siç bëri Enver Hoxha pasi kontribuoi për të dëbuar nga vendi me armë nazi-fashistët.
Madje, bën edhe më keq: fton popullsinë të armatoset sërish, pikërisht si më 1997 dhe kërcënon se është i gatshëm për një tentativë të re grushti shteti.
Ata që janë mësuar të dëgjojnë deliret e doktorit, kjo i bën të qeshin, duke besuar ende se ai nuk ka mundësi të bëjë atë, që vetëm 18 vjet më parë tregoi se dinte ta bënte.
Problemi është që kërcënimet e tij terroriste kapërcejnë kufijtë dhe shkojnë deri tek ata sipërmarrës perëndimorë, të cilët, ndërkohë, qeveria i fton të investojnë në Shqipëri, duke ua paraqitur atë si një vend të qetë dhe miqësor.
Kërcënimet e Berishës, lëshuar në prag të sezonit turistik, rrezikojnë të terrorizojnë edhe mijëra turistë perëndimorë, që mendojnë të kalojnë pushimet në parajsën e vogël shqiptare, por të cilën Berisha, vetëm për urinë e tij të pashuar për pushtet, kërcënon ta kthejë edhe një herë në një skëterrë.
/Shqiptarja.com