Shpërthimi i konfliktit mes Tom Doshit dhe Edi Ramës dje, në derën e Kuvendit, me akuza tepër të rënda publike, të lëshuara nga deputeti i Shkodrës kundër kryeministrit të tij, përbën krizën e parë të rëndë brenda partisë së shumicës, që pas fitores së 23 qershorit. Nuk është hera e parë që Tom Doshi përplaset me kryeministrin, por është hera e parë që konflikti rrezikon të çojë në përjashtimin e deputetit socialist nga grupi parlamentar.
Kërcënimi për të përjashtuar Tom Doshin me një vendim, që grupi parlamentar socialist mund ta marrë të hënën ose të martën e ardhshme, këtë herë është konkret. Edi Rama, duke takuar të mërkurën pasdite deputetët e tij më besnikë, kërkoi solidaritet dhe mbështetje dhe kjo është një lëvizje, që tregon forcën e përplasjes. “Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë pretendon Tom Doshi nga unë – u ka thënë Rama parlamentarëve të tij – ose, ndoshta, mund ta imagjinoni…”
Tom Doshi e ka shitur gjithmonë me çmim të lartë peshën e vet elektorale në zonën katolike të Shkodrës. Deri në atë pike, sa që, në vitin 2006, nuk ngurroi të mbështeste Qeverinë Berisha, duke u futur në grupin parlamentar të Partisë Demokristiane, saktësisht në periudhën kur Nard Ndoka (kryetar i partisë) u bë ministër i Shëndetësisë. Prandaj, edhe për shkak të këtij precedent, dikush në ditët e shkuara supozoi që përplasja e djeshme mes Tom Doshit dhe Edi Ramës mund të jetë ushqyer në njëfarë mënyre nga Berisha. Doshi deri tani e ka përgënjeshtruar.
Shumë kujtojnë një debat tjetër, gjithashtu të ashpër, në grupin parlamentar socialist, kur Tom Doshi kërkoi disa emërime të rëndësishme për njerëz pranë tij, por Rama i refuzoi.
Thuhet se përplasja e re shpërtheu edhe për zgjedhjen e kandidates socialiste për zgjedhjet administrative të Shkodrës: Rama ka preferuar një kandidate të re të tijën, që Doshi e kundërshton dhe që e ka kritikuar edhe në publik. Mbështetja e saj, mesa duket, është konsideruar nga deputeti socialist si një sfidë.
“Zjarrëfikësat” e Partisë Socialiste janë vënë në lëvizje që dje. Koço Kokëdhima dhe Taulant Balla improvizuan një ndërmjetësim, duke ngrënë një drekë me Tom Doshin në restorant “Piazza” menjëherë pas mbledhjes së Kuvendit, duke tentuar ta qetësojnë. Një “drekë mes miqsh”, saktësuan ata, ndërsa nga stafi i kryeministrit dikush nxitoi të sqaronte se “nuk ka asnjë negociatë në këtë moment, sepse nuk ka asgjë për të negociuar”.
Sot apo nesër, mund të futet në skenë Gramoz Ruçi, të cilit historia e partisë i beson rolin e pajtimtarit.
Tom Doshi nuk ka mbështetje në grupin parlamentar, sepse shumica beson se, edhe nëse disa akuza janë të bazuara, ato janë të frymëzuara nga arsye personale. Por një frakturë brenda Partisë Socialiste në një zonë delikate, si ajo e Shkodrës, në prag të zgjedhjeve administrative, është një çmim që duhet të shmanget deri në fund.
Rama, nga ana tjetër, është i ndërgjegjshëm që nuk mund të tolerojë rebelin Tom Doshi, sepse, nëse ul kokën me të, shumë rebelë të tjerë mund të jenë gati të ngrenë zërin në grupin parlamentar, duke përdorur të njëjtën “metodë Doshi”.
Të pakënaqur ka, dhe ajo që shumë nuk durojnë është “arroganca” e disa ministrave (duke filluar nga ata që pas 23 qershorit kanë fikur telefonat vetem për aleatet) dhe “paaftësia” e treguar nga të tjerë, disa prej të cilëve, të shpërblyer nga Rama me një detyrë prej ministri, pa pasur asnjë lidhje me betejat e udhëhequra nga Partia Socialiste.
Prej kohësh flitet për një ndryshim të qeverisë, që ndoshta vetë kryeministri e konsideron tashmë të domosdoshëm për të dhënë një mesazh të ri optimizmi në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Paradoksi është se garanti i ministrave “të këqinj” sot bëhet pikërisht Tom Doshi. Deri kur të jetë ai që kërkon me kërcënime ndryshimin e ministrave, Rama nuk do të pranojë kurrë ta bëjë...
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com