TIRANE- Kreu i mazhorancës Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, si atë të paradites ashtu dhe në atë të pasdites, vetëm një orë përpara votimit të deputetëve për kandidaturën për President, Bujar Nishani, ka kërkuar të mos ketë asnjë rrjedhje votash. Madje mësohet se Berisha ka kërcënuar se në një raste të tillë të rrjedhjes së votave dhe dështimit të raundit të katërt të votimit për Nishanin, atëherë do të bëhet raundi i pestë dhe vendi rrezikon të shkojë direkt në zgjedhje të parakohshme.
"Të votoni Nishani si kandidat për President, është mundësia e fundit për të shmangur zgjedhjet e parakohëshme. T'i lëmë hatërmbetjet dhe mosmarrëveshjet sepse vendi është në prag të zgjedhjeve e të mos veprojmë si në seancën e parë të mëngjesit, për kandidatin e parë. Nëse rrjedhin votat sonte është raundi i pestë dhe pastaj rrezikojmë zgjedhjet para koh", mësohet të ketë deklaruar Berisha, duke paralajmëruar deputetët që të hedhin të gjithë votën për Nishanin President"- në takimin e dytë me ligjvënësit demokrat.
BERISHA I QETE
Si duket presioni që j'u ka dhënë deputetëve të vet për të kandiduar se s'bën Nishanin, duke mos rrjedhur asnjë votë, i ka shtuar besimin në rezultat që do të dilte pas numërimit. Kryeministri Berisha ka qenë i teti në radhën e demokratëve që duhet të votonte. Nga salla deputetët e PS, i kërkonin Subashit, me theks shakaje, që t'i bënin një shenjë nëse vetë ai do të votonte pro apo kundër kandidatit të sjellë, Bujar Nishani. Por menjëherë pasi ka votuar dhe ka ngacmuar opozitën, është zhvendosur dhe rehatuar duke hapur Ipad-in e tij që nuk e heq nga dora me raste të ralla kur është në seancë. Informimi për të është shumë i rëndësishëm, saqë nuk ka lënë as kronikat rozë për ti hedhur një sy të shpejtë titujvë kryesorë të mediumeve të huaja. Gjatë gjithë kohës është parë të mos lëvizte nga vendi dhe të klikonte pafund mbi pajisjen elektronike. Por votimi që bëri deputeti i partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, u duk sikur e shpërqëndroi. Ndaj menjëherë pasi lexoi një mesazh, klikoi emrin e Vangjel Dules në telefon, dhe hapi chatin për t'i dërguar një mesazh falenderimi. "A1 Report" ka mundur të fokusojë këtë sms, ku Berisha me një shqipe strikte i është kthyer shumë herë atij mesazhi të shkurtër, ku si tekst kishte: "Z. Vangjel të përgëzoj për atë akt që ju bëtë". Dhe pasi mbaroi këtë sms ka marrë sërisht Ipad për të klikuar kësaj here mediat e huaja, nëse do të kishte ndonjë gjë konkrete mbi kandidaturën e nxjerrë nga mazhoranca qerisëse.
MEDIAT E HUAJA
Me qindra media të huaja kanë raportuar për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri. Natyrisht shumica e raporteve i referohen shkrimeve që kanë përgatitur dy gjigandët, Reuters dhe Associated Press. Disa media të huaja e quajnë një votim të hidhur, ndërkohë që thuajse të gjitha theksojnë faktin se zgjedhja e një presidenti pa konsensus është një goditje për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Por këto foto tregojnë krejt të kundërtën. Aty kryeministri shfaqet i lumtur. Deputetët e PD reagojnë me fishkëllima dhe gëzim si në një ndeshje futbolli. Kurse Nishani shfaqet i rëndë, thuajse nuk lëviz. Madje Reuters e thekson se presidenti i ri nuk mbajti asnjë fjalim të shkurtër, por thjesht takoi duart me deputetët.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com