KORCE - Është pushuar sot nga Gjykata e Korçës çështja ndaj Petrit Xhelollarit i akuzuar për kërcënim ndaj kreut të bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Gjykata e pushoi ceshtjen per shkak se nuk kishte prova qe vertetonin akuzen.
Kryebashkiaku Filo kishte bërë një denoncim ndaj 59-vjeçarit Xhelollari për shkak se merrte vazhdimisht kërcënime prej tij. Xhelollari është pronar i një shtëpie 3-katëshe në rrugën “Gjon Buzuku” e cila është planifikuar të prishet nga INUV në kuadër të rikonstruksionit të kësaj rruge.
Pronari ishte i pakënaqur me vlerën e caktuar nga bashkia për shpronësimet, ndaj për këtë arsye kishte kërcënuar disa herë kryebashkiakun Filo.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja online)
/Shqiptarja.com