Deputetja e Partisë Demorkatike, Albana Vokshi është kërcënuar me jetë. Faktin e bën të ditur vetë deputetja në llogarinë e saj në “Facebook” në të cilin shkruan se modelet e vjedhjes shtetërore kanë nisur kërcënimet.

Ajo shton se do të vijojë betejën e nisur për denoncimin e të gjitha aferave korruptive dhe nuk do të ndalet për asnjë arsye.

Ja mesazhi i plotë i saj në Facebook
“Modelet e vjedhjes shtetërore kanë nisur kërcënimet.
Por...dua të siguroj ...që këtë betejë DO TA COJ DERI NE FUND, e do ta FITOJ, edhe në emër të çdo fëmije, apo çdo të rrituri që iu mohohet kujdesi shëndetësor”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)