Kërcënohet me jetë gazetari,
merr mesazh në gjuhë serbe

Kërcënohet me jetë gazetari,<br />merr mesazh në gjuhë serbe
KOSOVE- Kërcënimi ndaj gazetarëve në Kosovë nuk ka të ndalur.

Gazetari nga Mitrovica, Musa Mustafa është kërcënuar me jetë mbrëmjen e djeshme.
 
Kërcënimi ndaj gazetarit ka ardhur në celular nga një numër telefoni dhe teksti ishte në serbisht.
 
Rasti në fjalë është shpjeguar nga vetë gazetari në rrjetin social Facebook.
 
“Sot në mbrëmje kam marrë një kërcënim përmes një sms-i në telefon, se do të vritem dhe se do të ma zhdukun edhe familjen. Në këtë kërcënim më tutje thuhet se do të më zhdukin edhe ‘farën’ shqiptare, nëse shkruaj më kundër serbëve. Sms-i është dërguar në gjuhen serbe nga një numër i IPKO-së, qe sipas policisë tani më nuk është i qasshëm në rrjet. Rastin e kam paraqitur ne Stacionin e Policisë në jug të Mitrovicës, ndërsa për këtë kërcënim është njoftuar edhe Prokurori. Mendoj se kërcënimi ka të bëjë me një seri shkrimesh që i kam bërë në gazetën online Infojeta, e që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës, funksionimin e grupeve te strukturave ruse si ushtria kozake, grupeve çetnike, si dhe shkrimeve që tregojnë se si funksionon krimi i organizuar nën udhëheqjen e Zvonko Veselinoviqit, Millan Radonjqiqit e Zoran Millojeviqit, i njohur me nofkën ‘Zela’”, ka shkrua gazetari Musa Mustafa në Facebook.
 
Musa Mustafa ka punuar rreth 18 vite në Koha Ditore si korrespodent nga Mitrovica, si dhe ka 23 vite që merret me gazetari.
 
AGK: Kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar        
 
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Mustafa se ai është kërcënuar me vrasje natën e mbrëmshme përmes telefonit. Pas njoftimit nga gazetari AGK ka reaguar me anë të një njoftimi.
 
“Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin. Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend. Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë