Disa nga kërcimtarët më të mirë të tangos nga e gjithë bota janë ngjitur në skenën ku po zhvillohet Kampionati Botëror i Tangos, në kryeqytetin Argjentinas, Buenos Aires për t’u shfaqur me performancat më të bukura.

Kërcimtarja Kubaneze e tangos Yailet Suarez Viva nga Havana, thotë se të kërcesh në vendlindjen e tangos është një eksperiencë e pakrahasueshme, pasi dashurinë që përcjell tongoja përveçse e ndjen në kërcim, e ndjen dhe në çdo gjë që të rrethon, madje dhe tek vetë njerëzit.

Kampionati do të zgjasë deri më 26 gusht dhe partneri i Yailet, Julio Sardinas thotë se shpreson që kjo eksperiencë t’u shërbejë të dyve për t’u rritur dhe përmisuar më tej si partnerë dhe kërcimtarë tangoje profesionistë. Tangoja, e lindur në shekullin e 19-të në portet e Buenos Aires, kërcehej në orët e para të mëngjesit nga prostitutat dhe punonjësit e portit.

Ajo arriti të ishte pjesë e skenave të botës në vitin 1940 me orkestrat e mëdha që luanin muzikë sentimentale në version komercial duke fshehur origjinën e “ulët” të këtij kërcimi. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)