TIRANE- Zbardhja e identitetit të personit që vendosi dhe aktivizoi tritolin në makinën e Baki Xhabafti, ka bërë që prokuroria e Tiranës t’i drejtohet me një kërkesë kompanive celulare, ku ka kërkuar vënien në dispozicion të të gjitha thirjeve telefonike, të kryera në orën 17:00, kohë kjo kur është aktvizuar dhe sasia prej 500 gramë tritol.
Synimi i kësaj kërkesë sipas burimeve të prokurorisë, është verifikimi nëpërmjet antenave të instaluara në zonën e Vorës, të thirjeve telefonike që janë kryer pikërisht në orën 17:00, të ditës së enjte.
“Kjo është e vetmja mënyrë për t’iu afruar autorëve dhe siguruar prova kundër tyre, pasi në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë provë materiale, që do të implikonte ndonjë person konkret”, -thanë burimet pranë prokurorisë së Tiranës.
Të pyetur nga gazeta “Shqiptarja.com” nëse gjatë kësaj faze të hetimit është arritur të zbulohet karta telefonike apo numri i celularit, i lidhur me lëndën eksplozive, burimet thanë se një detaj i tillë nuk është gjetur në vendgjarje, kjo për shkak se forca e madhe e shpërthimit apo dhe zjarri i rënë më pas në makinë, kanë sjellë shkatërimin e plotë të kartës.
Verifikim thirrjeve
Menjëherë sapo kompanitë telefonike të venë në dispozicion thirrjet telefonike që janë kryer pikërisht në orën 17:00, dhe që janë lokalizuar me valë nga antenat e vendosura në Vorë, prokuroria dhe policia pritet të verifikojnë me imtësi të gjithë pronarët e numërave që kanë kryer thirrjet. Për prokurorët ky verifikim është i vështirë dhe kërkon kohë për të dalë në konkluzion.
Çdo person që identifikohet do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë. Nga ana tjetër, personat që janë shoqëruar në polici nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmonin hetimin, për zbardhjen e atentatit me tritol, në qytezën e Vorës.
Për konkurrencën
Veç disa pistave të tjera hetimore si ajo e hakmarjes, një tjetër drejtim ku po verifikohet atentati ndaj Baki Xhabaftit është dhe mundësia se shkak ka qënë konkurrenca. Xhabafti ka pasur një pikë tregtimi të gomave dhe servis, si dhe dy lokale në zonën e Selitës. Për shkak të aktivitetit tregtar, sipas burimeve të policisë kjo mund të ketë qënë dhe një nga arsyet për eleminimin fizik të tij.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com