Kërkesa e Prokurorisë, verifikim të
shkuarës së deputetit Dashamir Tahiri

Kërkesa e Prokurorisë, verifikim të<br />shkuarës së deputetit Dashamir Tahiri
Deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri, i zgjedhur nën logon e PDIU-së, dhe tashmë deputet i pavarur në opozitë, është nën verifikim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Për këtë arsye, komisioni do të mblidhet të premten për të shqyrtuar edhe mandatet e disa këshilltarëve bashkiakë me kërkesë të prokurorisë. “Drejtoria e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, sektori i dekriminalizimit në Prokurorin e Përgjithshme me shkresën nr.2702, datë 20.06.2016 i ka kërkuar KQZ-së verifikimin e të dhënave të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të z. Dashamir Tahiri.

"KQZ, referuar nenit 15, pika 1 të ligjit 138/2015 dhe Kreu VI, pika 6 Kreu V, pika 3, germa b e vendimit të Kuvendit 17/2016, verifikoi nëse ndonjë nga rrethanat e paraqitura përfshihet brenda sferës së ndalimeve të parashikuara nga ligji për funksionarët e lartë përmendur.

Nga verifikimi i të dhënave në Formularin e vetëdeklarimit të Z.Dashamir Tahiri, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se nuk ka dënim me vendim të formës nga autoritete gjyqësore shqiptare apo të huaja, Në formularin e vetëdeklarimit nuk është paraqitur asnjë rast, ndalimi, hetimi, masë e sigurisë personale, dëbimi nga autoritetet, shqiptare apo të huaja. Gjithashtu referuar shkresës nr.2452/5, datë 02.06.2016, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se z. Dashamir Tahiri është i padënuar nga Gjykatat Shqiptare
”- thuhet në relacionin e KQZ-së për këtë çështje.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh