Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka reaguar për herë të parë për Report Tv pas kërkesës së prokurorisë drejtuar KQZ për heqjen e mandatit. Rakipi shprehet se nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar në Itali. “Nuk kam qenë i arrestuar në Itali” deklaroi ai për Report Tv. Rakipi së bashku me Gledjon Rehovicës akuzohen se nuk kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin në Itali për vjedhje.
Zbulimi i të shkuarës së deputetëve në Itali është bërë falë marrjes së gjurmëve të gishtrinjëve të dhëna të cilat më pas i janë përcjell Europol dhe Interpol si dhe partnerëve italian sqarojnë burime nga prokuroria për ReportTv. Tashmë i përket komisionit qendror të zgjedhjeve të vendos nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë për ti hequr mandatin deputetëve të Elbasanit dhe Beratit.
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com

VIDEO