Kërkesat e shqiptarëve për azil në
Europë, nga 32 vetëm 1 pranohet
Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në 43,265 kërkesa, por vetëm 3.17% e tyre janë pranuar. Për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm 1.
Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në 43,265 kërkesa, por vetëm 3.17% e tyre janë pranuar. Për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm 1.
Vendi që ka raportin më të larta të kërkesave të pranuara për azil nga shqiptarët është Italia, ku në 225 kërkesa gjatë 2016-ës janë pranuar 100 prej tyre, ndërsa më të ulëtin e ka Gjermania, që edhe pse ka marrë 32 mijë e 100 kërkesa ka pranuar vetëm 170 prej tyre. Italia për 2016-n ka pranuar vetëm 39% të totalit të kërkesave për azil.
Sipas të dhënave nga Eurostat, numri i kërkesave për azil në Itali ka qenë shumë herë më i ulët se në Gjermani. Për çdo 150 kërkesa për azil në Gjermani, bëhej një kërkesë në Itali.
Por mundësia që kërkesa të pranohet në Gjermani është shumë e ulët. Në çdo 190 aplikime, vetëm njërit i është pranuar kërkesa.
Vendet me raportin më të lartë të pranimit të kërkesavePas Italisë numrin më të lartë të pranimit të kërkesave për azil e mban Anglia, ku në 1090 kërkesa janë pranuar 235 prej tyre apo 21.5 për qind e totalit. E treta në renditje për kërkesat e pranuara është Franca, i cili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Nga 5,330 kërkesat për azil janë pranuar 750, apo rreth 14 për qind e totalit.
Më pas renditen, Austria (3.5% të kërkesave të pranuara), Suedia (3.41%) dhe Irlanda (2.9%).
(Tabela e kerkesave dhe pranimit të tyre)Kërkesa për azil në EuropëNë çdo pesë persona që kërkojnë azil në Europë, tre iu realizohet kërkesa, sipas të dhënave për përgjigjet e para të kërkesave për azil. Gjermania ka pasur numrin më të lartë të kërkesave, afërsisht 607 mijë, prej të cilave janë pranuar 68%./Monitor
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
58.6%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25