TIRANE - Hetimet për zhdukjen e 11-vjecarit Julian Cela janë shtrirë në disa pista. Prej 18 marsit kërkimet në Sharrë, aty ku Ardjan Prenjasi pretendon se ka hedhur trupin e të miturit nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Tashme pohimet e tij jane te pabesueshme për Prokurorinë, ndërsa hetimet mbeten të hapura jo vetëm në pistën, që Prenjasi ka deklaruar në polici se e ka përdhunuar, vrarë dhe më tej e ka hedhur trupin e pajetë në Sharrë.
Zyrtarisht kërkimet në vendgrumbillimin e mbetjeve në Sharrë janë ende të hapura, por intensiteti i tyre ka rënë. Kamera e televizionit A1 REPORT! ishte edhe sot ne Sharrë nga ku duket se kërkimet vijojnë për inerci.
Julian Çela djali i zyrtarit të SHISH-it Skënder Çela rezulton i humbur, që prej 30 nëntorit të 2012-ës, ndërsa kërkimet u fokusuan në Sharrë pas deklaratës së Prenjasit. I cilësuar si monstra e Laprakës 45-vjeçari u arrestua për përdhunimin e një të mituri.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com